Si sot më kujtohet që, kur më arrestuan me akuzën për pjesmarrje në demonstratat e Mars-Prillit 1981 në Prishtinë (në Shkurt të vitit 1982), një inspektor sllavo-maqedonas në Kërçovë do më thoshte:
“Ja dhje(f)sha dorën atij që Ty ta ka nënshkruar diplomën e juristit”.
Dhe, kundërpërgjigja ime e mënjëhershme ishte:
Ajo dorë që mua ma ka nënshkruar diplomën e juristit, nuk është dora e ndonjë polici, siç je Ti,
por është dora e Dekanit të Fakultetit Juridik të Prishtinës, Prof. Dr. (i të Drejtës Penale) Ismet@ Salihu dhe edhe dore e Rektorit të Universitetit
të Prishtinës, Akademik Gazmend Zajmi.
Sqarim:
– I cilësuar si “nacionalist”, “separatist”, “irredentist”, “enverist” etj. m’u mohua e drejta e punës si jurist, prandaj, nga 1 Tetori 1982 dhe deri në 30 Tetor 1984, do t’i vazhdoja studimet pasuniversitare
(të magjistraturës) në Fak. Juridik (Shkencat Juridiko-Ekonomike) të Universitetit të Zagrebit.
– Edhe pas përfundimit të studimeve në Zagreb
nuk punova kurrë si jurist; por, jo vetëm n ë Zvicër (1985-2003) por dhe në R. e Shqipërisë (2003-2017) dhe këtu (në Kërçovë), nga Shtatori 2017 dhe…. isha dhe jam vetëm një sipërmarrës që, u kam dhënë dhe ende u jap punë spiunëve, policëve, hetuesëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Burimi/Facebook


Leave a Reply