U nda nga jeta Jonuz Delaj, lahutari legjendar që me tingujt e lahutes i dha shpirt historisë, traditës dhe krenarisë së Malësisë. 📌Me artin e tij ai nuk ishte thjesht një muzikant, por një rrëfimtar i gjallë i epopesë sonë, një zë që përcillte brez pas brezi kujtesën dhe identitetin tonë.
Kënga e tij do të vazhdojë të jehojë në çdo vatër shqiptare, në çdo festë e në çdo kujtim, duke na rikujtuar rrënjët tona të forta.
Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë dashamirësve të artit burimor.
U prehsh në paqe mik, Mjeshtër i Madh!

Burimi/Facebook/Zani Veriut


Leave a Reply