LOGU I BJESHKËS , si një nga kryevlerat historike , ka mbi dy dekada që vazhdon dhe eshte kthyer në një nga kryeveprat e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të kombit Shqiptar. Në një kryevlerë të Mikpritjes dhe dashurisë njerëzore. Në një destinacion nga më të bukurit të Turizmit Alpin. Këtu sapo mbushet gjethi, përherë ka gjallëri, ka lëvizje, ka bujari me pritje e pëciellje miqësore e njerëzore nga më të veçantat, por nga data 15-18 organizohen manifestimet më të mëdha , më të suksesesëshmet dhe më të pelqyerat në tërë trojet e Veriut. Madje ato duhet të shihen si një mbrekulli e demostrimit shpirteror e kulturor jo vetëm të gjithë zonës se Kelmendit dhe per tërë Malsine e Madhe por dhe Qarkut te Shkodres. Kemi folur dhe nderuar kontributin e nismetareve te ketij evenimenti dhe per kete duhet ti respektojme e mos i harojme kurre. Pra njeri eshte Z. Zef Kalaj , i cili ishte dhe sponcorizuesi kryesor per vitin e pare . Po ashtu Drejtori Artistik Z. Ndue Gjekaj , te mbeshtetur nga Z. Pjeter Dragu, nga shtepia e Z. Ndue Dragut dhe per të mos e haruar kurrë nga Kryetari i Komunës Z. Rush Dragu .Por per tu vazhduar edicionet me radhe ka patur me dhjetra njerez të tjere që kanë shkrirë tërë talentin, shpirtin dhe energjitë e tyre per ta organizuar dhe per ta rritur nga viti në vit , që të marë keto dimensione që ka mare sot.
Nje nga keto kontribuese është perkushtimi dhe sakrificat e Mesueses te Kelmendit, dhe Kryetares te Shoqates ” Jehona e Kelmendit” Znj. Dila Vaçaj , por dhe tërë pjesëmarësit e Ansamblit Artistik ” Jehona e Kelmendit” , të cilët kanë qënë ajo pjesa më aktive e organizuesëve nga më kryesorët. . Pra Znj. Dila ishte nga ato që dha shembullin e saj e para duke nxjere vajzen e saj perpara dhe pastaj , nxeneset dhe komshiet e saj njera pastjetres. Kontributi i saj eshte nga me aktivet, më emancipueset dhe më jetegjatet. Ajo eshte mbrojtesja më aktive e kostumografise dhe e artit te qendisjs duke e perciellë dhe te vajzat e reja. Eshte promovuesja kryesore e qendisjeve dhe krejt te artizanatit në të gjithë panairet kombetare e Nderkombetare. Por krahas saj edhe të gjithë pjesëmarësit e Ansamblit ” Jehona e Kelmendit” , kanë dhënë kontributin e tyre nga më të vyerit me kontributin konkret si vlerë artistike, pra si këngëtar, valltar apo istrumentist. Me kontributin mbështetës në organizim, por dhe me mbështetje materialesh, punë fizike e artistike, deri dhe tek sakrifica nga më të ndryshmet, vetëm dhe vetëm për të aritur të realizonin organizimet sa më të suksesëshme , e në një destinacion nga më të bukurit të turizmit Verior.
QENDRA E ARTIT DHE KULTURËS SHQIPTARE , i ka vlerësuar e nderuar me çmimet e nderimet më të larta si Shoqatën” Jehona e Kelmendit” , Lahutarin e shquar Z. Jonuz Delaj , po ashtu dhe shumë artistë të tjerë , por ai që do të veçoja është nderimi më i madh i Logut të Bjeshkës si institucion më vete me titullin ” TEMPULL I KRYEVLERAVE KULTURORE E SHPIRTËRORE TË MALSISË SË MADHE” .
Logu i Bjeshkes të Kelmendit është aktiviteti i pare i kesaj natyre dhe nuk mund të kopjohet e moderohet nga çdo njeri pa komunitetin e Zonës.Logu mund të bëhet në të gjitha zonat ku ka egzistuar Logu i vjetër por me një emer e forme ndryshe dhe jo kopjo e Kelmendit. Për mua do të ishte mbrekulli po të organizoheshin veprimtari të ndryshme kudo që ka destinacione turistike, se vetem ashtu do ta shndëruar tërë Malsine e Madhe ne Kryeqendren e Logeve Kulturore Artistike dhe ne manifestimet më të medha turistike, për të larguar njeherë dhe mire zakonin më të poshtër që e turpëron jo vetëm Malsinë po tërë Shqiptaret, pra famekeqen zakon të gjakmarjes që po mer jetë njerezish e na kthen në mjerimin më të turpshëm , që nuk do të na e falin brezat kurrë .
Logu i Bjeshkës me manifestimet madhështore të tij, është berë aktiviteti më i dashur, dhe me pritshmerite më të shumta jo vetë për zonën e Kelmendit por dhe për terë Malësinë e Madhe, Qarkun e Shkodres e me gjere.Keshtu aty çdo vit që në orët e para te mengjesit shikonje qindra makina që ngjiteshin drejt Qafes se Predolecit dhe mbasi parkonin ne livadhet perreth,shikoje lumin e njerezve që ngjiteshin lendinave drejt amfiteatrit natyror ku zhvillohet aktiviteti.Sa mberrinje atje degjoje te ushtonin autopolantet dhe artistë të shumtë të veshur me kostume kombetare beheshin gati për të shpalosur perpara atij publiku të madh vlerat me të vecanta të folklorit të tyre.Mbasi mbi 2000 spektatorë kanë mbushur këtë stadium që nuk e ka ndërtuar dora e njeriut,por e ka krijuar Zoti për këtë manifestim kaq të rallë popullor kaq madheshtor e mbresëlënës ,qindra artiste nga më të shquarit e ketyre aneve të ardhur nga Hoti e Gruda,nga Kelmendi,nga Plava e Gucia,nga Kuçi,Vuthajt e Gjakova si dhe nga tere Diaspora.Mes tyre dallon kengetaret e shquar si Gezim Nika që përherë vjen enkas nga Amerika, Sabri Fejzullahu, Violeta Deda, Malësori, Nikoll Nikprela i Tuzit, Klodiana Vata, aktori i shquar i Prishtinës Z. Çun Lajçi, aktorët e Shkodrës e dhjetra te tjere me lahutarët , aktorët e humorit, imituesa e hokatare si dikur motit. Dhe ja sa vjen ora 10:00 fillon të buçasin autopalantet me kengen e Majakrahut që i therret Gjakoves,të turret njëherë ketej nga Kelmendi. Pastaj lendinen e amfiteatrit natyror e pushtojnë “Shtojzavallet”, të cilat herë nusërojnë ,herë hapen e mbyllen si petalet e luleve,herë fluturojnë si fluturat në valle. Vajzat janë si zanat, ndaj nuk mund të percaktosh dot se kush eshtë më e mira . Ato mbasi kanë veshur kostumet autoktone, presin tërë emocione të fillojnë nga sfilata e madhe për Kuroren e Arte te Bukurise , ( keshtu kam qef ta quaj une, ) por që aty quhet dhe Miss Bjeshka,ku konkurenca mer përmasat e konkurseve më të forta mes vajzave te Kelmendit, te Malsise se Madhe dhe atyre te ardhura që nga Diaspora. Tek sheh veshtrimet magjepsese, buzeqeshjet njerezore mes
rrezeve të diellit që sikur shkrihen mbi ngjyrat dhe stolitë e tyre verbuese , të harmonizuara me shkendijime nga pikat e kristalta te vesës së lendinave, të duket se je perpara një mbrekullie që nuk e ke parë as në endër . Dhe mes ketij nuri e kaq ngjyrimeve perallore , shtangesh kur sheh keto princesha hyjnore që sikur shkrepetijnë me rrezatime e sinjale ylberore që të verbojnë e hutojnë tërë djemte beqare që vijnë me enderime per të zgjedhur fatin e tyre.Por të bësh një zgjedhje ndër to, është shumë , shumë e veshtirë ..Megjithatë juria vendosi që kurorën e artë të bukurisë , pra Miss Bjeshka që shpallet si fituesja e vitit..Të gjithë keta artistë në këtë aktivitet kaq madheshtor janë drejtuar me profesionalizëm te plotë nga artistë të shquar, por unë do të përmend atë të 5-6 viteve të fundit që është aktori dhe regjisori i mirenjohur i skenes dhe ekranit Z.Bruno Shllaku.Ne krye te aktivitetit të për këto vite të binte ne sy perkushtimi i jashtezakonshem i Bashkise te Malesisë së Madhe dhe Kryetarit te saj Z. Tonim Marinaj…..
Vetem veprimtari të shumta madheshtore kulturore e turitike të tilla, afrimi i të gjithë segmenteve turistike, institucioneve kulturore , shkencore e historike, gjallerimi i gjithë jetës së vendit , forcimi i rendit e policisë dhe shtimin e miqesive do të na ndryshonin gjithecka. Shpresojmë dhe ftojmë të gjithë të japin dhe afrojnë më të mirën me kontributet e tyre për këtë zonë të rallë, për Nderin e Kombit Kelmendin Legjendar. Për këtë popull kaq fisnik, kaq bujar e me resurse të jashtëzakonshme Alpine.
Edhe këtë vit që ky manifestim nuk u krye dot për shkak të COVID-19, po megjithatë njerëzit në mënyrën e tyre mund të shkojnë për të pushuar e shijuar mrekullinë alpine brenda regullave të kujdesit mbrojtës.
Burimi/Facebook


Leave a Reply