Kjo nuk asht hera e pare qe e them, e kam thane prej kohesh, qe kur isha afer kryetarit te bashkise.
Asht e vertete qe Bashkia Shkoder, ne drejtimin e Benet Becit dhe me mbeshtetjen e Qeverise, e ka kthy qytetin ne nji kantier pune. Nuk ka ndodh ma heret qe te kete kaq shume investime dhe pune ne qytet, dhe per ket kam kene i bindun prej fillimit, prandaj e mbeshteta.
Por ky vrull investimesh e bani drejtimin e bashkise me calu, me gabu dhe me deshtu. Qyteti u shkerrmoq, komunitetet u prishen dhe iu kthy shpina atyne qe e ndihmunen. Sot kena kantiere pa punetore dhe nji bashki qe funksionon me fryme te mbyllun. Nji deshtim.
Drejtimi asht perqendru ne pak dur, ku drejtorat e nivelit te dyte as pyeten e as dijne se cfare bahet ne qytet apo ne bashki. Shume vendime kalojne permes nje strukture te krijume nga stafi personal i kryetarit, e njohun si “Biostrajca”, ku ndikim te madh ka sekretarja personale e vete kryetarit, Mira. Ajo ban ligjin ne Bashki, pa pas lidhje me qytetin dhe pa e njoft ate, dhe kryetari ia ka lane ne dore shume prej gjanave. Kjo ka demtu seriozisht imazhin e tij dhe ka sjell pasoja ne drejtim.
Kjo situate nuk ka ardh rastesisht, por si pasoje e vendimeve te vete kryetarit, i cili ka kene koshient per cdo gja. Asht nji deshtim i madh qe pas tane vemendjes qe mori Shkodra nga Qeveria, drejtimi i Mires dhe Benetit po e kthen bashkine ne nji strukture te mbyllun, ku disa persona qe nuk e njofin qytetin po e keqmenaxhojne.
Problem tjeter shume i madh sot asht se ne drejtimin kryesor jane vu persona qe vijne prej Tirane, Fieri e Sarande, qe nuk jetojne ne Shkoder. Por problemi ma i madh asht qe as qe nuk dojne me e njoft kete qytet. Ato nuk ia dijne hallet, vijne e ikin cdo dite ose nji here ne jave.
Problemi nuk asht se duhet patjeter me kene shkodran per me drejtu, sepse ka me dhjetra shkodran qe punojne e drejtojne ne Tirane dhe jane te suksesshem ne punen qe bajne atje. Problemi asht qe ata qe vijne prej Tirane duhet ta jetojne kete qytet, me e respektu frymen e tij dhe mos me “prish” komunitete artistike, sociale apo menyra jetese qe kane ekzistu prej vitesh ne Shkoder. Ndersa ato po e demtojne me koshiencen ma te madhe.
Pse nuk krijohen mundesi me i kthy shkodranet e suksesshem ne Shkoder, me punu per kete vend? Ata shkodran qe e dojne kete qytet dhe qe kane shumecka me i dhane ketij qyteti. Duhet me u kriju hapsina dhe mundesi edhe per ta.
Shkodra nuk duhet vec me u kujtu e me ardh si nji vend pune, e per me aloku fonde per arsye personale, por duhet me u jetu dhe me u dasht cdo dite.
Burimi/Facebook/Shkodra asht Dashni – Ne Shkoder …


Leave a Reply