Ajo që e bën të veçantë, është fakti se një koalicion i djathtë humbi ndaj një koalicioni të qendrës së djathtë. Koalicioni i qendrës së majtë pësoi një humbje katastrofike me 5%.
Kjo tregon se hungarezët janë të djathtë dhe se akuzat ndër vite për manipulim zgjedhjesh nga Orban, kanë qenë të rreme.
Sa hungarezë të djathtë i kanë refuzuar mandatin e pestë radhazi Orbanit, se nuk donin një mandat të pestë, apo nuk donin një “mi që ndihmon një luan”, apo nuk donin tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe tapetin e kuq për Netanyahun, këtë mbetet ta zbulojnë sondazhet.
Mbetet për t’u parë si do të sillet qeveria e re ndaj temave të nxehta si emigracioni i paligjshëm, lufta në Ukrainë, pavarësia energjitike dhe raporti me SHBA/Izraelin. Mendimi im është se do të ketë shumë pak ndryshim. Maksimumi një shkëputje nga Izraeli.
Morali i fabulës për ne shqiptarët është se ndryshimin e bën një popull sovran dhe kur vendos sovrani nuk të shpëtojnë dot as premtimet e Trumpit, as lavdërimet e Netanyahut dhe as prania në fushatë e JD Vance.
Burimi/Facebook


Leave a Reply