Opozita Hungareze nuk është opozita shqiptare!
Shoqëria dhe zgjedhësi Hungarez nuk janë shoqëria dhe zgjedhësi shqiptar!
****
Prandaj mos krahasoni të pakrahasueshmen!
Hungaria nuk është shtet hajgare por shtet me trashëgimi PERANDORAKE!
Orbanin nuk e kam pëlqyer qe kur u bë aleat i Putinit dhe Vuçiqit dhe sidomos kur u pozicionua hapur kundër Kosovës e pro Serbisë por ta krahasosh me Ramën është fyerje!
Mos harroni se ai u votua masivisht per 4 mandate jo se manipuloi zgjedhjet por se beri reforma për të cilat kishte nevojë shoqeria Hungareze.
Shkuli Sorosin dhe e shporri nga vendi.
Beri reforma ekonomike dhe veçanërisht reforma pro familjes e prandaj e deshën hungarezët. Kur populizmi i tij arriti aty ku arriti e filloi të bëhet rrezik ata e votuan kundër! E votuan kundër sepse hungarezet nuk deshën të bëhen pjese e Federatês Ruse drejt së cilës po shkonte Orban!
Mos harroni se Orban nuk u rrëzua nga e majta por nga një një parti po e djathtë që e pa atë si rrezik për vendin!
Por, kjo është Hungaria!
Shqipëria nga ana tjetër, në 114 vjet ekzistencë është përpëlitje për shtetndërtim e vetëm në vitet 1924-1939 ka patur shtet serioz!
Pjesa tjetër e dini vetë ju e nuk ka nevojë të ju a përsëris!
Kaq për sot
Burimi/Facebook


Leave a Reply