Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim Eno Agasi për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, kontrabandë e mallrave që paguajnë akcizë dhe magazinim i mallrave që paguajnë akcizë.Eno Agasi rezulton të jetë kushëriri i Ergys Agasit ky i fundit i shpallur në kërkim në kuader të hëtimeve nga SPAK për Akshin.Sipas hetimeve kur hetusit e BKH shkuan në banesën e agasit zbulaun një kantinë me verë dhe sipas procedurës ata njoftuan drejtorine e doganave për shkak se vera ishte kontrabantë.Doganat bënë inventarin përgjatë disa orëve dhe përllogaritën një dëm prej 400 mln lekësh buxhetit të shtetit nga mospagimi i akcizës. Për shkak se ishte natë dhe nuk mund të bëhej transporti, malli u la në ruajtje në vilë. Gjatë natës Eno Agasi e ka hequr verën dhe ka hequr me pas serverin e kamerave të sigurisë. Kur furgonat e Doganës kanë shkuar për ta marrë mallin dhe dërguar në ruajtje kanë konstatuar se nuk ishte në kantinë.
Burimi/Facebook/Euronews Albania


Leave a Reply