Ne femijerine time dhe me vone me ka mbetur portreti I nenes time qe thoshte gjithnje : Zot I madh, qofsh me I madh se je, me ruaj bashkeshortin dhe femijet! — Po ty? — i thoshim ne, — po moj po thosh, — po per ate keni me shume nevoje! — Ajo e vendoste veten jashte lutjes. Jo nga mungesa e dashurise per veten, por nga ndjenja e pergjegjesise. Kjo ishte menyra e saj per te mbrojtur familjen. Dhe nena ime iku heret, me nje zemer te lodhur jo vetem nga semundja, por nga pesha e nje kohe qe konsumonte njerezit ngadale. Sakrifica e saj nuk u shpall kurre. Nuk u quajt kurre martirizim. Por ishte per ne. Keshtu ishin prinderit tane. Sot duke njohur me mire historine e Krishterimit, e kuptoj se martiri nuk eshte ai qe vdes me zhurme, por ai qe jep jeten cdo dite pa e quajtur veten te rendesishem. Prandaj e perfytyroj Jezusin jo si figure te larget qiellore, por si nje qenie njekohesisht hyjnore dhe tokesore, qe e njeh peshen e padrejtesise dhe lodhjen e popujve te shtypur. Une dua ta perfytyroj Ate sot te martirizuar per popullin tim te lodhur, te vjedhur, te poshteruar. Per njerez qe nuk kerkojne mrekulli por dinjitet. Per nena qe ende luten duke vene veten te fundit, ndersa Pushteti veten te parin. Nese Krishti do te vinte sot, nuk do te ishte kunder popullit te lodhur, por kunder atyre qe e lodhin. Ai nuk do te bekonte tryezat e grabitqareve, por do t’i permbyste ato. Sepse martirizimi I pafajshem nuk mund te jete dekor per te pangopurit! Le te shpresojme qe keto Krishtlindje te vine te mbara! Shpresa nuk eshte vetem enderr, eshte zgjedhja per te vepruar drejt drites edhe kur rruga eshte e veshtire!
Burimi/Facebook


Leave a Reply