Djali i Ylli Haklajt ka vizituar kullën e familjes Haklaj në Tropojë, duke ndarë pamje që lidhin fëmijërinë e tij me historinë tragjike të familjes.
Në njërën prej fotografive ai shfaqet fëmijë, në vitin 2006, përpara portës së kullës. Rreth 20 vjet më vonë, është fotografuar përsëri në të njëjtin vend, tashmë i rritur.
Gjatë vizitës, ai është ndalur edhe te varri i xhaxhait të tij, Fatmir Haklaj, ku ka bërë homazhe dhe ka realizuar një fotografi pranë përmendores.
Pamjet kanë ngjallur reagime në rrjetet sociale, pasi risjellin në vëmendje historinë e familjes Haklaj, e cila u godit nga një zinxhir vrasjesh gjatë viteve të trazuara në Tropojë.
Fatmir Haklaj u vra në një pritë më 4 nëntor 1999 në fshatin Bujan, ndërsa vëllai i tij, Ylli Haklaj, u ekzekutua me snajper më 3 dhjetor 2000 pranë banesës së familjes. Për vrasjen e Ylli Haklajt nuk rezulton të jetë dënuar ndonjë person.
Vizita e të birit në kullën ku dikur ishte fotografuar si fëmijë dhe ndalesa te varri i Fatmir Haklajt janë kthyer në një rikthim simbolik te rrënjët dhe kujtesa e familjes.
Burimi/Facebook/Vatani News


Leave a Reply