Atdhetar i dalluar, meshtar trim, intelektual i mirë e përkthyes i spikatur, këto ishin vetëm disa prej cilësive që mishëroheshin në personin e tij. Më 22 tetor do të kalonte në Amshim kjo figurë e lartë e klerit katolik shqiptar, e jo vetëm.
Me fisnikëri të pashoqe, në 1993 priti në Shkodrën martire dhe qëndrestare, Papën e Madh Gjon Palin e II. I emruem prej tij Arqipeshkëv Metropolit i Shkodrës, me plagët e freskëta në trup, filloi shërimin dhe ringritjen e Kishës Katolike të masakruar nga sistemi komunist totalitar.
Përballë diktaturave duhet qëndresë, trimni dhe zë profetik. “Dom Franja” i kishte tana. Qëndresën e tregoi në vitet e gjata në burgjet dhe internimet komuniste, trimninë e shfaqi tuj mos u frikësu për asnjë çast përballë bishës së kuqe e zanin profetik tuj mos hesht përballë të keqes dhe tuj dëshmu pa kompromis të vërtetën, si atëherë kur pranoi me e dënu me vdekje veç mos me mohu Krishtin. Monumentale fjalët e tija në gjyq, kur pohoi: “Edhe sikur të më premtojnë njëqind jetë, asnjënën nuk e due tue mohue fenë.”
Në përvjetorin e dënimit me vdekje, u shugurue Ipeshkëv nga Vojtila, e në ditën që do të bahej përkujtimi liturgjik i këtij shenjti antikomunist, do të kalonte në amshim. Kjo si për të treguar se thirrja për të luftuar të keqen, shpallur të vërtetën e shpërndarë të mirën, nuk është rastësi, por frymëzim hyjnor.

Burimi/Facebook


Leave a Reply