
Deputetja, Marjana Koçeku nxjerr në pah shifrat e përdorura nga Edi Rama në samitin në Mal të Zi për të folur mbi protestat e studentëve. Ajo thotë se kryeministri iu referua statistikave të viteve të kaluara, pa kontekst të qartë, duke i cilësuar ato si spekulim dhe jo argument për të justifikuar dhunën ndaj protestuesve.
“Kryeministri, në samitin e sotëm në Mal të Zi, nuk dha fakte kur foli për protestën e studentëve. Por u dha municion militantëve të tij.
Shikojeni tabelën e tij. I krahason protestat e sotme me ngjarje të viteve 2010–2019 në Europë, pa kontekst, pa periudha të sakta, pa thanë çka ka ndodhë realisht. Tu sjellë shifra të së kaluemes sikur të ishin të ngjarjeve të fundit.
Nji numër pa kontekst nuk ka si me qenë argument, por spekulim.
Studentët nuk kërkojnë shumë. Thjesht kërkojnë nji qeveri që nuk i gënjen. Nji qeveri që nuk i rrah. Nji qeveri që paratë e dijes nuk i çon për me shpërblye ata që i rrahin.
Nji qeveri demokratike i jep llogari rinisë. Nuk e mbulon dhunën me statistika.”
Burimi/Facebook/Shkodra Politike


Leave a Reply