Edi Rama duket se ka vendosur marrjen e masave ekstreme, pas protestave të fundit, që kanë tronditur Qeverinë.
Burime të Shqipëria Post bëjnë me dije se Rama iu ka kërkuar ministrave, që të kërkojnë dorëheqjen e drejtorëve të të gjitha institucioneve që ata kanë nën varësi.
Sipas këtyre burimeve, Rama iu ka kërkuar ministrave që të mbledhin këtë pasdite gjithë drejtorët që kanë nën varësi dhe t’iu kërkojnë atyre dorëheqjen e parevokueshme.
Institucionet qe preken jane, duke nisur nga Doganat, Tatimet, QKB, AMF, AMLF, Kadastra, AKU, ISUV, AKUK, institucionet në varësinë e Ministrisë së Drejtësisë, institucionet e Ministrisë së Kulturës, institucionet Ministrisë së Bujqësisë, institucionet e Ministrisë së Infrastrukturës, institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë e kështu me radhë, të gjitha Ministritë që kanë institucione varësie etj.
Në ditë në vijim pritet që ky vendim të komunikohet publikisht nga kryeministri Rama, i cili nuk dihet nëse e ka marrë për të qetësuar zemërimin e protestuesve apo për të paralajmëruar zgjedhje të parakohshme.
Zëri juaj, pa filtra dhe pa censurë.
Na mbështesni me follow
Burimi/Facebook


Leave a Reply