Pedagogia Enkelejda Olldashi ka dalë në mbështetje të studentëve protestues, duke i drejtuar kritika kryeministrit Edi Rama.
Ajo i kujtoi Ramës se dikur ka qenë vetë protestues dhe është dhunuar, ndërsa sot të rinjtë po protestojnë për të drejtat e tyre.
“Kuptimi i fjalës dialog është e kundërta e fjalës monolog”, u shpreh Olldashi, duke theksuar se, sipas saj, kryeministri ka bërë vetëm monolog.
Pedagogia deklaroi se mësuesit e universiteteve duhet të ishin bashkuar me studentët që në ditën e parë të protestave.
Ajo shprehu gjithashtu shpresën që revolta e të rinjve të zgjojë ndërgjegjen e kryeministrit, duke kujtuar përvojën e tij të dikurshme si protestues.
Burimi/Facebook/Revista Ora


Leave a Reply