Tipologjia e prestanomeve si Ron Yeffet ekspozon vjedhjen e parave të shqiptarëve me projekte fiktive ose me parimin “edhe punojmë, edhe vjedhim” nga kokat e shtetit historikisht në këtë vend.
Prestanomet ndonjëherë janë agjentë dhe ndonjëherë poliagjentë. Kur janë agjentë, punojnë vetëm për pushtetarët e lartë që vjedhin, me dirigjim nga kryeministri kuptohet, ndërsa si poliagjentë punojnë edhe për shtete të huaja (jashtë sferës euroatlantike) që kërkojnë ndikim në Shqipëri.
Kjo e armëve që gjoja prodhohen në Shqipëri (në fakt prodhohen në Afrikë), ripaketohen në uzinat shqiptare dhe shiten në Ukrainë në të zezë, është ‘War Dogs 2.0’. Për ata që nuk e kanë parë filmin, ju rekomandoj ta shihni. Ata që e kanë parë, e dinë se për çfarë flas.
Për sa kohë që kryetari i partisë së madhe shqiptare e kërkon pushtetin për të vjedhur dhe jo për të shërbyer, aq më shumë Yeffet-a, Agasë, Alabare etj., etj., do të mbijnë. Pushteti ka nevojë të legjitimojë vjedhjen dhe në lojë hyjnë prestanomet që krijojnë kompani guackë për të justifikuar kontratat e majme.
Ndërkohë, për sa kohë që në Shqipëri të ketë ndikim nga vende që nuk janë SHBA e BE, aq më shumë do të vijojnë këto maskarallëqe. Një vend kërkon shtet bektashi, një tjetër kërkon xhamizim dhe islamizim të shqiptarëve.
Një tjetër kërkon dërrmim të turizmit shqiptar, dhe përse jo edhe ‘aftonominë’ e jugut të Shqipërisë. Ku i kemi shërbimet sekrete që i paguajmë me para taksash?
Këtu hyjnë OJF-të që shqepen me para ambasadash çdo vit, që duhet ta bëjnë punën siç duhet, që agjentë të fuqive që s’janë në Perëndim të mos guxojnë të infiltrojnë ekonominë e politikën shqiptare duke përdorur Yeffet-ra e kompani.
Për sa i përket kirurgjisë estetike që u bëhet hajdutëve si puna e Arben Ahmetajt nga televizioni i familjes, duhet të na habisë se nga i merr Ahmetaj këto informacione. Se punonjësit e administratës nuk kanë përgjime, siç pretendon Ahmetaj.
Atëherë ose Ahmetajt ia japin ndërkombëtarët këto përgjime (mirë bëjnë nëse është kështu), ose Ahmetajt i vijnë informacionet nga shefi i tij (Edi Rama), i cili po luan me Ahmetajn një spektakël televiziv (me ndihmën e televizionit të familjes kuptohet) për t’i dhënë përshtypjen SPAK-ut se Rama nuk po e mbron Ahmetajn nga SPAK.
Sigurisht që Rama mbron Ahmetajn siç mbron Ballukun. Kjo është arsyeja pse të dy bredhin të lirë. Ndryshimi i këtyre me Veliajn është se, pavarësisht se të tre kanë facilituar vjedhjet e shefit, Veliaj kishte ambicie politike. Këta të dy jo.
Teatër i madh po luhet. SPAK të hetojë. Kjo klasë politike ndërkohë është kalbur dhe ndryshkur. Vjedhjet galopante vijojnë. Agjenturat joperëndimore janë kancer
Burimi/Facebook


Leave a Reply