Personi që shihni në foto është Andri Vulaj, 25 vjeç, i dyshuari si autor i ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër, ku humbi jetën 24-vjeçari Ylber Luli.
Sipas të dhënave paraprake të Policisë, gjithçka dyshohet se ka nisur pas një konflikti verbal në zonën e Gjuhadolit, i cili më pas është përshkallëzuar.
Vulaj dyshohet se ka shkuar pranë banesës së familjes Luli, ku është përfshirë në një konflikt fizik me Ylber Lulin dhe babain e tij, Qamil Lulin, 63 vjeç.
Gjatë përplasjes, 25-vjeçari dyshohet se ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar ndaj babë e bir. Një prej plumbave ka goditur në kraharor 24-vjeçarin Ylber Luli.
I riu u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.
Edhe Qamil Luli dhe Andri Vulaj mbetën të plagosur gjatë konfliktit. Sipas dëshmisë paraprake të Vulajt, ai pretendon se ishte sulmuar me thikë nga babë e bir dhe se ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes.
Hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë dinamikën e konfliktit dhe përgjegjësinë e secilit prej personave të përfshirë.
Burimi/Facebook/joqalbania


Leave a Reply