Ajo që u dëgjua dhe u faktua sonte nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është radiografia e plotë e një shteti të kapur kokë e këmbë nga krimi i organizuar.
Faktet e bëra publike sonte nuk lënë më vend për asnjë justifikim, asnjë propagandë dhe asnjë fshehje pas retorikës boshe. Trafik armësh, korrupsion galopant, shantazh dhe vendimmarrje shtetërore e kthyer në shërbim të bandave. Kjo është fytyra e vërtetë e këtij regjimi!
Kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, bashkë me sekserët dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt si Ermal Nufi, nuk mund të qëndrojnë asnjë minutë më shumë në zyrat e shtetit.
Dorëheqje të menjëhershme dhe të parevokueshme të Edi Ramës!
Shkarkim dhe hetim të menjëhershëm për Edi Ramën, Ermal Nufin dhe çdo bashkëpunëtor të përfshirë në këtë rrjet mafioz!
Propaganda boshe nuk mbulon dot më dosjet e krimit. Drejtësia duhet të veprojë sonte, jo nesër, pa u bërë mburojë e pushtetit!
Kjo nuk është më çështje e luftës mes partive. Kjo është çështje e sigurisë kombëtare dhe e dinjitetit të çdo qytetari. Shqipëria nuk mund të qeveriset si një kartel privat ku shteti përdoret për trafiqe dhe pastrim parash.
Koha e fjalëve ka mbaruar. Përgjegjësit duhet të dalin para ligjit menjëherë!
Burimi/Facebook


Leave a Reply