Komenti im për këtë shkrim.
Një reflektim shumë serioz që parashtron të drejtën e kombit dhe të qytetarit për t’u integruar në normat demokratike të lirisë dhe drejtësisë.
Një thirrje për vetëdijësim kombëtar, për mbështetje maksimale për të gjithë aktorët e bashkimit dhe jo të ndarjes.
Hetimi i prokurorisë për të ndalur këtë veprim historik është kriminal dhe antikombëtar.
Ky është falimentimi gradual i tentakulave armiqësore të Serbisë të përfaqësuara nga shqipfolës që kanë në ballë vulën e tradhëtisë ndaj Dardanisë dhe kombit.
Dërgojani këtë shkrim simbolik atyre që sot janë rreshtuar në anën e goditjes së shtetndërtimit në Dardani.
Dërgojani Abdixhikut, Krasniqit, Çitakut, Rambos, Çelikut, Hukumetes, Kokëkauçukut, Matoshëve, Batonëve, Spahive dhe shume të tjerëve për t’a kuptuar se Dardania nuk mjaftohet vetëm t’ia shprehësh formalisht dashurinë, por ajo ka nevojë që t’a duam realisht me qëndrimet tona që mbrojnë interesin shtetëror dhe kombëtar.
Ju falenderoj sinqerisht për këtë analizë të shumëpritur që shpreh vetëdijen kombëtare të njerëzve të mirë që e duan me shpirt dhe me zemër Dardaninë tonë.
Faleminderit.
Ju përshëndes
Burimi/Facebook


Leave a Reply