Një thirrje e hapur për përballje me të gjithë ata që shesin Kosovën për interesa personale
Të nderuar qytetarë, vëllezër e motra, bashkëkombës të ndershëm,
Sot nuk po flasim për një krizë politike të zakonshme. Sot jemi dëshmitarë të një tradhtie të organizuar, të një sulmi të heshtur ndaj sovranitetit të Kosovës, të një përpjekjeje të paskrupullt për t’i kthyer prapa arritjet tona historike. E gjitha kjo nuk po vjen nga jashtë ! Por po na vjen nga brenda.
Nga ata që për një kolltuk deputeti, për një tender, për një post në ambasadë, janë të gatshëm ta shesin tokën, dinjitetin dhe lirinë tonë.
Zajednica nuk është projekt paqësor, por plan për copëtimin e shtetit ,i hartuar dhe votuar nga çeverit paraprake .Është themeli i autonomisë serbe në zemër të Kosovës. Çdo njeri që e mbështet këtë projekt, është pjesë e shkatërrimit tonë. Nuk ka rëndësi a është në PDK, LDK apo cilindo krah tjetër politik. Tradhtari është tradhtar, pa marrë parasysh flamurin që mban në dorë.
Gjyqtarët që e kanë mbytur drejtësinë, politikanët që shesin idealet për karrige, analistët që marrin rrogë për të mashtruar popullin ,janë një zinxhir i kalbuar që mban peng të ardhmen tonë.
Dhe po ,e themi me zë të lartë:
Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi janë fytyra të së njëjtës skemë!
Janë pjesë e atij grupi që për interesa personale nuk e kanë asnjë problem t’i puthin çizmet atyre që kërkojnë ndarjen e Kosovës nën maskën e zajednices me kompetenca ekzekutive dhe ekstra teritoreve të manastireve çë thirren në emër të paqes.
Le ta bëjmë të qartë sot:
Asnjë “eksterritorialitet”, asnjë “status special”, asnjë “Zajednicë” nuk kalon mbi ne pa përballje. Jo më në emër të paqes, jo më në emër të integrimit, jo më në emër të rrenës!
Populli u mësua me rrenat e juaja nuk ka frikë,as nga ju ,çë dikur vrisnit të gjith ata çë ua prishte magjitë.As nga gjykatat e kapura, as nga analistët zagarë, as nga partitë që janë kthyer në shërbëtorë të interesave të huaja.
Kosova nuk është e deputetëve, as e partive. Kosova është e popullit!
Dhe ky popull nuk do të heshtë më. Sepse kur drejtësia mbyllet, fjala jonë bëhet mjet rezistence.
Qëndrojmë bashkë. Mos i frikësohemi ballafaqimit. Dhe mbi të gjitha: mos i lëmë fëmijët tanë në një Kosovë të shitur!
Burimi/Facebook


Leave a Reply