Sonte prezantuam para strukturave dhe demokratëve të rajonit 5, kandidatin për deputet Ndoc Ashtën!
Pinjoll i një prej familjeve më fisnike të Dukagjinit që ka vuajtur mbi supe pushkatimet, burgosjet dhe zhdukjet!
Ndër themeluesit e Partisë Demokratike Shkodër, aktiv në çdo aksion të PD-së. Me një karrierë dhe CV të pasur të jetës politike. Gjithmonë i përgjegjshëm në fuksionet që ka kryer dhe pranë komunitetit ku ka shërbyer! Ndoci e meriton të jetë në sallën e parlamentit të ardhshëm si një përfaqësues dinjitoz i komunitetit që përfaqëson!
Gjithashtu prezantuam përfaqësuesen e “Partisë së Lirisë”, partisë aleate të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”, Elmira Ndrevashaj si dhe deputeten aktuale të Shkodrës, znj.Greta Bardeli!
Ekipi fitues!
Ekipi më i mirë!
Shkodra voton Partinë Demokratike!
Shkodra voton numrin 1!
Fitorja fillon nga Shkodra







Burimi/Facebook


Leave a Reply