Ajo u kërkoi atyre të shënonin një ese, dhe fituesi do të merrte çizmet si dhuratë. Pas një ore, nxënësit dorëzuan esetë te mësuesja. Ishte shumë e vështirë të zgjidhej fituesi, sepse të gjitha esetë ishin të shkruara bukur.
Kështu mësuesja vendosi: “Do të hedhim short.” Ajo i kërkoi secilit nxënës të shkruante emrin e tyre në një copë letër dhe ta vendosnin në një kuti. Pasi përziu letrat, mësuesja nxorri fituese vajzën me emrin WAFFA. Të gjithë nxënësit duartrokitën për WAFFA-n. Ajo qau nga lumturia, duke përqafuar çizmet e saj.
Në mbrëmje mësuesja i tregoi bashkëshortit ngjarjen, duke qarë. Ai u habit pse ajo po qante pasi gjithçka përfundoi me sukses. Ajo u përgjigj: “E vërteta është se në kutinë me emrat e nxënësve, të gjitha letrat kishin të njëjtin emër: WAFFA.”
Ata e dinin për varfërinë në të cilën jetonte shoqja e klasës dhe pa menduar për veten e tyre, vendosën ta ndihmonin duke i dhuruar çizmet pa u vërenjtur.
Burimi/Facebook/Prishtina ime


Leave a Reply