Përkujtimi i 81 vjetorit të Konferencës së Pezës, në 16 shtator, u bë me një organizim të përsosur, si kurrë më parë, gjatë këtyre 32 vjetëve, fal përkushtimit dhe fantazisë së Bashkisë së Tiranës dhe Kryesisë së Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ.
Fjala e Kryetarit të Organizatës sonë Prof. Dr. Hulusi Hako, i cili kur u pyet nga moderatorja e festës, nëse e kishte fjalën e tij me shkrim, ju përgjigj se “e kam të shkruar në zemër”, ishte vërtetë brilant për nga përmbajtja, kthjelltësia e mendimit dhe vitaliteti fizik në paraqitje.
Referimi që i bëri fjalës së Prof.dr. Hulusi Hakos, Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Kryeqytetit, si dhe vet fjala e saj, fjala e Prefektit të Tiranës Afrim Qëndro, fjala e Nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, fjala e Administratorit të Pezës dhe posaçërisht, fjala mjaftë domethënëse dhe cilësore e deputetit Toni Gogu, ishin vlerësimi historik kombëtar meritor i kësaj Beslidhje të madhe të shqiptarëve, pa dallim feje, krahine, ideje në luftë kundër nazifashizmit, që u bë në 16 shtator 1942 në Pezën herioke të Bab Myslym Pezës…







Burimi/Facebook


Leave a Reply