Nuk e di kush është Luisi, as Kiara. Mesa kuptoj nga reagimet e shumta janë personazhe të Big Brother, program të cilin nuk e shoh asnjëherë. As e kam idenë e domethënies së këtij programi.
Në fakt nuk para shoh tv shqip prej vitesh.
Por di që Luis dhe Kiara kanë marrë vemendje jashtëzakonisht të madhe publike. Ç’nuk do jepte një politikan për një audiencë të tillë.
Nuk di të them është edukative apo jo kjo gjë, por qartësisht është liri.
Njerëzit duhet të jenë të lirë të pëlqejnë çfarë të duan. Ata që shprehin palumturi, apo kritikë e madje edhe fyerje për njerëzit për ndjekin dhe pëlqejnë Luisin apo Big Brother, janë kundër lirisë. Me ose padashje.
Le të shohin e pëlqejnë çfarë të duan njerëzia, o njerëz!
Ska pse të ndjekin e pëlqejnë/shajnë vetëm politikë.
Askush nuk duhet të jetë i detyruar të ndjekë apo pëlqejë atë që do ti!
Secili është i lirë të ndjekë, pëlqejë apo kritikojë atë që do.
Në këtë kuptim nuk shoh asgjë të keqe. Thjesht shoh njerëz të lirë,pavarësisht se nuk kanë vemendjen që dua unë të kenë, prap ata janë të lirë.
Nga liria e njerëzve nuk më vjen asgjë e keqe.
Liria nuk është kurrë as e tepërt e as e dëmshme.
Burimi/Facebook


Leave a Reply