(Masakra e Reçakut, 15 janar 1999)
Tek çdo guri i varrit në Reçak
Nga një lule të kuqe të çojmë
E të qesim mbi varrin e viktimave
Që i masakruan bishat e egra serbe.
Fëmijët qëndrojnë pran atyre
Familjarëve që u masakruan
Dhe me gjak e ujiten tokën
E mëmëdheut tonë Dardani.
Një vajzë më flokë të verdha
Sa e bukur po dritë por si hëna
Në dorë mban një lule të mallit
Për të kujtuar të rënët e 15 janarit.
E gjithë ajo tokë e bekuar e Reçakut
Që është kthyer në ditë të dhimbjeve
Sot po kujtohet më krenari e nder
Por dhimbja serish po na kthen në vitin 1999
I shikoj të gjitha fotografit e varura në mur
E gjithë portreti i tyre ka marr dritë nur
Ata janë duke na vështruar nga përjetësia
Nga gjaku i tyre këtu në atdhe na erdhi liria.
> Me nderime përjetësisht për masakrën e Reçakut, 15 janarit të vitit 1999 – Ku u maskruan nga forcat vrastare, kriminale -fashiste, pushtuese – serbo-sllave 45 civilë shqiptarë!
Reçak, 15 janar 2023
Rudi BERISHA
Burimi/Facebook


Leave a Reply