Në vitet e diktaturës komuniste në Shqipëri çdo vit zhvillohej aktiviteti futbollistik midis ndërrmarjëve të ndryshme të qytetit .Por viti 1989 ishte viti më i veçantë nga vitet e tjera pasi skuadra fituese e ndermarrjes së qytetit do të luante me dy ndërmarrje fituese të Rrethit të Durrësit e më pas do priste fituesen e njërës prej ekipeve elitare të futbollit Shqiptarë të rrethit Durrës ,”Besën e Kavajës ose Lokomotivën e Durrësit”.Ndeshjet luheshin në fushën e vjetër të Besës .Shkallët e stadiumit në atë kohë te 20 çet mbusheshin plot me soprtëdashës ,por dhe pjesa e dhjeçeve mbushej plot me spektatorë ku shum tifoz uleshin në barin e stadiumit të vjetër. Nuk mungonin brohoritjet dhe duartrokitjet e spektatorëve që i dhuronin emocione të mëdha lojtarëve të dy ekipëve. Ndeshjet ishin të bukura e të forta.Thuajse në të gjjtha ndërmarrjet e Kavajës ishin futbollistë të Besës së Kavajës që sapo kishin lënë futbollin .Rrallë mund të gjeje ndonjë futbollist që nuk e kishte veshur fanellën e Besës.Një ndër ta isha dhe unë që fanellën e Besës e kisha përfaqsuar prej 10 vitesh, por jo në fushën e futbollit por në atë të mundjes .Në atë kohë unë punoja në Uzinën e Gozhdë Bulonave ku Drejtues i asaj Uzine ishte Sali Vogli.Skuadra e futbollit të Uzinës së Gozhdë Bulonave kishte këtë informacion:Tranjer, Naim Hushi .Në portë, Flamur Guga, Rexhep Rrugeja,Jak Shtini,Durim Topi,Kujtim Pagria,Xhevat Hylviy,Yll Mërhori,Naim Kazazi,Det Vogli,Fatmir Gavardari,….Gjatë zhvillimit të ndeshjëve ndërmjet ndërmarrjëve me njëra tjetrën në përfundim të garës në finale doli Uzina e Gozhdë Bulonave me Fabrikën e Qelq Xhamit .Fabrika e Qelq Xhamit kishte shumë ish futbollistë të Besës si : Durim Shtini,Azem Mullaliu ,Muhamed Zhelegu që kishte luajtur me të rinjtë e Besës ,Tahir Kazazi mundës etj. Ndeshja ishte mjaft e fortë e cila u shoqërua dhe me shum gola.

Rezultati përfundimtarë u mbyll në barazim 2 me 2.Në pikën e penalltive fituese doli ekipi i Uzinës së Gozhdë Bulonave i cili u ndesh me Fabrikën e Plastikës së Durrësit.Ndeshja u zhvillua me një takim .Takimi u luajt po në fushën e vjetër të Kavajës.Uzina e Gozhdë Bulonave fitoi me rezultatin 2 me 1.Ndeshjen e fundit Uzina e Gozhdë Bulonave e luajti në fushën e stadiumit të Rrogozhinës ku përballë kishte ekipin e Fabrikës së sapunit.Drejtor i asaj Fabrike ishte ish Drejtori i Uzinës së Gozhdë Bulonave Sulejman Deliu.Drejtori Sali Vogli na tha:Nëse fitoni keni një shpërblim prej .. . .lekësh ,shuma e parave nuk më kujtohet .Ndeshja përfundoi në barazim ,më pas shkoi në shtesë ku rezultati nuk ndryshoi.U gjuajtën penalltitë ku fitues doli Uzina e Gozhdë Bulonave e cila përveç shpërblimit që morëm nga Drejtoria jonë pritëm dhe fituesin tjetër .Ndeshja midis Besës së Kavajës dhe Lokomotivës së Durrësit përfundoi me fitoren e Lokomotivës së Durrësit 2 me 1.Tani ishte finalja e madhe midis Uzinës së Gozhdë Bulonave dhe Lokomotivës së Durrësit .Kush nga këto dy ekipe do fitonte do të përfaqsonin rrethin e Durrësit për të luajtur për Kupën e Republikës midis skuadrave më të mira të Shqipërisë.Drejtori Sali Vogli na tha :”Nëse rezultati do të shkojë te penalltitë do të keni shpërblim” .Për të dalur fitues morëm dy ish futbollistë të ndërmarrjëve të tjera ,Durim Shtinin dhe Leon.Në mungesë të portjerit Flamur Guga i cili kishte ikur në Tepelenë te njerëzit e tij morëm portjer Fehmi Arkaxhiun ,Arkaxhiun e vogël.Udhëtuam drejtë qytetit të Durrësit me autobuzin e klubit Besa ku shofer ishte Ilija.Rrugës u bisedua për të marë shpërblimin.Pjesa më e madhe mendoi se ne i rrahim Durrsakët por kemi vite pa bërë stërvitje dhe më e lehtë për të marë shpërblimin ishte kompromisi që ndeshja të shkonte te gjuajtja e penalltive dhe më pas tia linim fitoren me penallti Durrsakëve .Për të biseduar për këtë çeshtje me futbollistët e Lokomotivës e mori përsipër Kujtim Pagria.Kur dolëm në nxemje Kujtimi takoi portjerin Maliqati të cilit i tha :”Na lejoni që ndeshjen ta mbyllim në barazim që të marim shpërblimin që na e ka premtuar drejtori ynë dhe në pikën bardhë të penalltive ne do tua lejmë juve fitoren”.Maliqati pasi e dëgjoi Kujtimin i tha :”Do ta bisedoj me stafin drejtues të ekipit tim dhe të kthej përgjigje” .Pas pesë minutash portjeri Maliqati i tha Kujtimit :”Nuk pranuan ata të stafit drejtues pasi kur ju kërkuam fitoren në Kavajë Xhevat Hylviu na ndëshkoi me një eurogol në ence.Dhe me penallti nuk kemi besim te ju pasi ju jeni të gjith futbollistë dhe te penalltitë jeni të saktë.Pagria i tha lojtarëve për të fituar ndeshjen ose për të marë barazimin që është dhe objektivi ynë duhet luftuar fort pasi ato nuk e pranuan kompromisin.Përveç portjerit Maliqati te Lokomotiva më kujtohen dhe dy lojtarë të tjerë të cilët i markova unë nga një pjesë loje .Sukaj i cili luante me Shpresën e Shqipërisë dhe Kallçon.Tribuna e Stadiumit të Durrësit ishte mbushur plot me spektatorë ku kishte dhe shumë tofozë të ardhur nga Kavaja.Kapiten skuadre te Besa ishte Kujtim Pagria ,te Lokomotiva e Durrësit ishte portjeri Maliqati.Para se të fillonte ndeshja Arbitri kryesorë thërret dy kapitenat.Unë u ndodha pranë tyre.Arbitri kryesorë pyeti Pagrinë,ndeshjen e doni nga 70 minuta apo 90 minuta ,kjo rregullore është privilegj për ndërmarrjet.Kujtim Pagria tha 35 minuta për çdo pjesë loje.Unë ndërhyra dhe i thash që ndeshja të jet e rregullt 45 minuta.Kujtimi qeshi dhe i tha Arbitrit kryesorë :”Ai është 24 vjeç dhe meret me sport por shumica te ne ka vite që e kanë lënë futbollin.Pjesa e parë ishte luftarake dhe e barabartë.Naim Hushi dhe Jak Shtini më than që mos ju ndaj Kallços.Rezultati i pjesës së parë me gjith përpjekjet tona të mëdha për të shënuar loja përfundoi në barazim 0 me 0.Në pjesën e dytë te dhoma e zhveshjes Naim Hushi largon nga fusha e lojës Durim Shtinin duke futur në lojë Durim Topin.Përse më ndani tha Shtini.Ishalla hani nja 4 -5 gola.Edhe më moret me luajt edhe më ndat.Jak Shtini i tha Durimit edhe unë nuk do luaj pjesën e dytë se nuk kam më takat, prandaj po bëhen disa ndërrime.Naim Hushi i tha lojtarëve që të luajmë me kundër sulm.Kur u futëm në fushë para se të fillonte pjesa e dyte,te mesi i fushës Kallço mu afrua dhe më tha:”Sa vite ke që luan te Besa?!” Nuk luaj futboll te Besa ,por merem me sportin e mundjes i thash Kallços.Ai më shikoi me habi.Kur loja filloi Kallço ndërroi krah .Unë dola në krahun e Kallços pasi tranjeri Naim Hushi me tha që mos iu ndaj Kallços.Në ato çaste te stoli i ekipit tonë dëgjoj Naim Hushin dhe Jak Shtinin duke thërritur me zë të lart.”Xhep dil në krahun tënd të mbrojtjes dhe marko Sukajn”.Dola në krahun tim duke mbrojtur Sukajn”.Jemi ndëshkuar me dy gola ku njeri gol u shënua me ence nga Sukaj dhe goli i dytë po nga Sukaj në distancë të largët .Duhet theksuar se fusha e Durrësit kishte filluar të prishej.Dhe dy golat ishin me të vërtetë për merit të Sukajt pasi gjuajtjet ishin të forta dhe rrafsh me tokën por topi nga fusha e keqe pupi dy herë në tokë dhe kaloi mbi duart e Arkaxhiut.Mesfushorët tanë atë ditë me në krye Pagrinë e Mërhorin kanë qenë të përkryer .Sulmuesit ,Hylviu, Shtini,Kazazi ,Vogli ,Topi ,ishin në formë të shkëlqyer sikur nuk e kishin lënë futbollin.Portjeri Arkaxhiu , Shtini ,Rrugeja , Leo ,Gavardari,etj futbollistë ishin një shtyllë e fortë e mbrojtjes së Besës.Përpjekjet e futbollistëve të Uzinës së Gozhdë Bulonave për të shënuar u shtuan shumë sidomos pas pësimit të golit të dytë.Rastet për shënim nga ana e Voglit ,Pagrisë,e Hylviut ishin të shumta por portjeri Maliqati me pritjet e tij fantastike nuk lejoi prekjen e rrjetës.Freskia e moshës së re të futbollistëve të Lokomotivës së Durrësit si dhe pregatitja fizike shumë e mirë e tyre dhe rastet e shumta që humbën sulmuesit e Uzinës së Gozhdë Bulonave Kavajë, bëri që Lokomotiva e Durrësit të triumfonte me fitoren e pastër 2 me 0 ndaj futbollistëve veteranë të Besës së Kavajës që në këtë ndeshje përfaqsonin Uzinën e Gozhdë Bulonave Kavajë.Por me ndeshjen që luajtën veteranët e Besës që në këtë ndeshje përfaqsonin Uzinën e Gozhdë Bulonave rezultati më i drejtë ishte barazimi.
Autori :Rexhep Rrugeja.Datë 16 . 01. 2023 .
Burimi/Facebook
Në vitet e diktaturës komuniste në Shqipëri çdo vit zhvillohej aktiviteti futbollistik midis ndërrmarjëve të ndryshme të qytetit .Por viti 1989 ishte viti më i veçantë nga vitet e tjera pasi skuadra fituese e ndermarrjes së qytetit do të luante me dy ndërmarrje fituese të Rrethit të Durrësit e më pas do priste fituesen e njërës prej ekipeve elitare të futbollit Shqiptarë të rrethit Durrës ,”Besën e Kavajës ose Lokomotivën e Durrësit”.Ndeshjet luheshin në fushën e vjetër të Besës .Shkallët e stadiumit në atë kohë te 20 çet mbusheshin plot me soprtëdashës ,por dhe pjesa e dhjeçeve mbushej plot me spektatorë ku shum tifoz uleshin në barin e stadiumit të vjetër. Nuk mungonin brohoritjet dhe duartrokitjet e spektatorëve që i dhuronin emocione të mëdha lojtarëve të dy ekipëve. Ndeshjet ishin të bukura e të forta.Thuajse në të gjjtha ndërmarrjet e Kavajës ishin futbollistë të Besës së Kavajës që sapo kishin lënë futbollin .Rrallë mund të gjeje ndonjë futbollist që nuk e kishte veshur fanellën e Besës.Një ndër ta isha dhe unë që fanellën e Besës e kisha përfaqsuar prej 10 vitesh, por jo në fushën e futbollit por në atë të mundjes .Në atë kohë unë punoja në Uzinën e Gozhdë Bulonave ku Drejtues i asaj Uzine ishte Sali Vogli.Skuadra e futbollit të Uzinës së Gozhdë Bulonave kishte këtë informacion:Tranjer, Naim Hushi .Në portë, Flamur Guga, Rexhep Rrugeja,Jak Shtini,Durim Topi,Kujtim Pagria,Xhevat Hylviy,Yll Mërhori,Naim Kazazi,Det Vogli,Fatmir Gavardari,….Gjatë zhvillimit të ndeshjëve ndërmjet ndërmarrjëve me njëra tjetrën në përfundim të garës në finale doli Uzina e Gozhdë Bulonave me Fabrikën e Qelq Xhamit .Fabrika e Qelq Xhamit kishte shumë ish futbollistë të Besës si : Durim Shtini,Azem Mullaliu ,Muhamed Zhelegu që kishte luajtur me të rinjtë e Besës ,Tahir Kazazi mundës etj. Ndeshja ishte mjaft e fortë e cila u shoqërua dhe me shum gola.Rezultati përfundimtarë u mbyll në barazim 2 me 2.Në pikën e penalltive fituese doli ekipi i Uzinës së Gozhdë Bulonave i cili u ndesh me Fabrikën e Plastikës së Durrësit.Ndeshja u zhvillua me një takim .Takimi u luajt po në fushën e vjetër të Kavajës.Uzina e Gozhdë Bulonave fitoi me rezultatin 2 me 1.Ndeshjen e fundit Uzina e Gozhdë Bulonave e luajti në fushën e stadiumit të Rrogozhinës ku përballë kishte ekipin e Fabrikës së sapunit.Drejtor i asaj Fabrike ishte ish Drejtori i Uzinës së Gozhdë Bulonave Sulejman Deliu.Drejtori Sali Vogli na tha:Nëse fitoni keni një shpërblim prej .. . .lekësh ,shuma e parave nuk më kujtohet .Ndeshja përfundoi në barazim ,më pas shkoi në shtesë ku rezultati nuk ndryshoi.U gjuajtën penalltitë ku fitues doli Uzina e Gozhdë Bulonave e cila përveç shpërblimit që morëm nga Drejtoria jonë pritëm dhe fituesin tjetër .Ndeshja midis Besës së Kavajës dhe Lokomotivës së Durrësit përfundoi me fitoren e Lokomotivës së Durrësit 2 me 1.Tani ishte finalja e madhe midis Uzinës së Gozhdë Bulonave dhe Lokomotivës së Durrësit .Kush nga këto dy ekipe do fitonte do të përfaqsonin rrethin e Durrësit për të luajtur për Kupën e Republikës midis skuadrave më të mira të Shqipërisë.Drejtori Sali Vogli na tha :”Nëse rezultati do të shkojë te penalltitë do të keni shpërblim” .Për të dalur fitues morëm dy ish futbollistë të ndërmarrjëve të tjera ,Durim Shtinin dhe Leon.Në mungesë të portjerit Flamur Guga i cili kishte ikur në Tepelenë te njerëzit e tij morëm portjer Fehmi Arkaxhiun ,Arkaxhiun e vogël.Udhëtuam drejtë qytetit të Durrësit me autobuzin e klubit Besa ku shofer ishte Ilija.Rrugës u bisedua për të marë shpërblimin.Pjesa më e madhe mendoi se ne i rrahim Durrsakët por kemi vite pa bërë stërvitje dhe më e lehtë për të marë shpërblimin ishte kompromisi që ndeshja të shkonte te gjuajtja e penalltive dhe më pas tia linim fitoren me penallti Durrsakëve .Për të biseduar për këtë çeshtje me futbollistët e Lokomotivës e mori përsipër Kujtim Pagria.Kur dolëm në nxemje Kujtimi takoi portjerin Maliqati të cilit i tha :”Na lejoni që ndeshjen ta mbyllim në barazim që të marim shpërblimin që na e ka premtuar drejtori ynë dhe në pikën bardhë të penalltive ne do tua lejmë juve fitoren”.Maliqati pasi e dëgjoi Kujtimin i tha :”Do ta bisedoj me stafin drejtues të ekipit tim dhe të kthej përgjigje” .Pas pesë minutash portjeri Maliqati i tha Kujtimit :”Nuk pranuan ata të stafit drejtues pasi kur ju kërkuam fitoren në Kavajë Xhevat Hylviu na ndëshkoi me një eurogol në ence.Dhe me penallti nuk kemi besim te ju pasi ju jeni të gjith futbollistë dhe te penalltitë jeni të saktë.Pagria i tha lojtarëve për të fituar ndeshjen ose për të marë barazimin që është dhe objektivi ynë duhet luftuar fort pasi ato nuk e pranuan kompromisin.Përveç portjerit Maliqati te Lokomotiva më kujtohen dhe dy lojtarë të tjerë të cilët i markova unë nga një pjesë loje .Sukaj i cili luante me Shpresën e Shqipërisë dhe Kallçon.Tribuna e Stadiumit të Durrësit ishte mbushur plot me spektatorë ku kishte dhe shumë tofozë të ardhur nga Kavaja.Kapiten skuadre te Besa ishte Kujtim Pagria ,te Lokomotiva e Durrësit ishte portjeri Maliqati.Para se të fillonte ndeshja Arbitri kryesorë thërret dy kapitenat.Unë u ndodha pranë tyre.Arbitri kryesorë pyeti Pagrinë,ndeshjen e doni nga 70 minuta apo 90 minuta ,kjo rregullore është privilegj për ndërmarrjet.Kujtim Pagria tha 35 minuta për çdo pjesë loje.Unë ndërhyra dhe i thash që ndeshja të jet e rregullt 45 minuta.Kujtimi qeshi dhe i tha Arbitrit kryesorë :”Ai është 24 vjeç dhe meret me sport por shumica te ne ka vite që e kanë lënë futbollin.Pjesa e parë ishte luftarake dhe e barabartë.Naim Hushi dhe Jak Shtini më than që mos ju ndaj Kallços.Rezultati i pjesës së parë me gjith përpjekjet tona të mëdha për të shënuar loja përfundoi në barazim 0 me 0.Në pjesën e dytë te dhoma e zhveshjes Naim Hushi largon nga fusha e lojës Durim Shtinin duke futur në lojë Durim Topin.Përse më ndani tha Shtini.Ishalla hani nja 4 -5 gola.Edhe më moret me luajt edhe më ndat.Jak Shtini i tha Durimit edhe unë nuk do luaj pjesën e dytë se nuk kam më takat, prandaj po bëhen disa ndërrime.Naim Hushi i tha lojtarëve që të luajmë me kundër sulm.Kur u futëm në fushë para se të fillonte pjesa e dyte,te mesi i fushës Kallço mu afrua dhe më tha:”Sa vite ke që luan te Besa?!” Nuk luaj futboll te Besa ,por merem me sportin e mundjes i thash Kallços.Ai më shikoi me habi.Kur loja filloi Kallço ndërroi krah .Unë dola në krahun e Kallços pasi tranjeri Naim Hushi me tha që mos iu ndaj Kallços.Në ato çaste te stoli i ekipit tonë dëgjoj Naim Hushin dhe Jak Shtinin duke thërritur me zë të lart.”Xhep dil në krahun tënd të mbrojtjes dhe marko Sukajn”.Dola në krahun tim duke mbrojtur Sukajn”.Jemi ndëshkuar me dy gola ku njeri gol u shënua me ence nga Sukaj dhe goli i dytë po nga Sukaj në distancë të largët .Duhet theksuar se fusha e Durrësit kishte filluar të prishej.Dhe dy golat ishin me të vërtetë për merit të Sukajt pasi gjuajtjet ishin të forta dhe rrafsh me tokën por topi nga fusha e keqe pupi dy herë në tokë dhe kaloi mbi duart e Arkaxhiut.Mesfushorët tanë atë ditë me në krye Pagrinë e Mërhorin kanë qenë të përkryer .Sulmuesit ,Hylviu, Shtini,Kazazi ,Vogli ,Topi ,ishin në formë të shkëlqyer sikur nuk e kishin lënë futbollin.Portjeri Arkaxhiu , Shtini ,Rrugeja , Leo ,Gavardari,etj futbollistë ishin një shtyllë e fortë e mbrojtjes së Besës.Përpjekjet e futbollistëve të Uzinës së Gozhdë Bulonave për të shënuar u shtuan shumë sidomos pas pësimit të golit të dytë.Rastet për shënim nga ana e Voglit ,Pagrisë,e Hylviut ishin të shumta por portjeri Maliqati me pritjet e tij fantastike nuk lejoi prekjen e rrjetës.Freskia e moshës së re të futbollistëve të Lokomotivës së Durrësit si dhe pregatitja fizike shumë e mirë e tyre dhe rastet e shumta që humbën sulmuesit e Uzinës së Gozhdë Bulonave Kavajë, bëri që Lokomotiva e Durrësit të triumfonte me fitoren e pastër 2 me 0 ndaj futbollistëve veteranë të Besës së Kavajës që në këtë ndeshje përfaqsonin Uzinën e Gozhdë Bulonave Kavajë.Por me ndeshjen që luajtën veteranët e Besës që në këtë ndeshje përfaqsonin Uzinën e Gozhdë Bulonave rezultati më i drejtë ishte barazimi.
Autori :Rexhep Rrugeja.Datë 16 . 01. 2023 .
Burimi/Facebook


Leave a Reply