Neser duke filluar nga ora 16:00 në shtepinë e kulturës (Rådhuset ) në Malmö të Suedisë mbahet festivali XVIII i poezisë dhe muzikës krrijuese shqiptare në diasporë. Eventi mbahet në sallën atraktive, nga shekulli I XV – të “ Landstingssalen “ – Rådhuset – Stortorget 2 i otganizuar nga Unioni i Shoqatave shqiptare në Suedi.
Me këtë rast fillojnë dhe aktivitetet për kremtimin e 110 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë.
Për të festuar këtë vitë jubilar Unioni i shoqatave shqiptare në Suedi u perkujdes që këtë organizim të mbajë pikrishtë në ndertesën e ngritur në 1546.
Në këtë ndërtesë, gjinden disa salla por ato më madhështore janë, salla me emrin “Knutssalen” dhe “Landstingsalen”. Festivali i poezisë dhe muzikës krijuese shqiptare në diasporë, sivjet do të mbahet pikërisht në këtë sallë “ Landstingsalen”.
Sivjet në Festival, ardhjen e kanë konfirmuar shumë poetë/te, kompozitorë, këngëtarë opere si dhe personalitete të kultures dhe politikës, si Carina Nilsson, Kryetare e Kommunës së Malmës.
Do të përformojnë shumë poetë/te, më punimet e tyre më të reja si dhe kompozitorë, si Zeqirja Ballata, Kreshnik Alickaj, Bashkim Shehu, Gjon Gjevelekaj, Ahmet Bella, Rahmi Ymeri, Cesk Zadeja, Prenk Jakova, Sami Pira, Shaban Ratkoceri. Sivjet do të keni rastin të dëgjoni zërat më të bukur të Operës suedeze dhe asaj Kosovare.
Më këtë rast do të promovohet dhe libri i Dr. Sc. Salihe Salihut “Sovraniteti dhe Legjimitimiteti i shtetit të Kosovës” libër i cili vlen të perkthehët dhe në gjuhën suedeze. Si dhe do të prezentohen botimet e reja të autorve të diasporës!
Organizatorët e festivalit Ahmet Bella, sekr. org.
Sadulla Zendeli-daja, kryetar
Muzikolog/komp si dhe Ideator dhe nismëtar i këtij festivali shtrojnë dhe një darkë soleme për të gjithë ata që kanë konfirmuar pjesmarrjen.
Burimi/Facebook


Leave a Reply