Ky” argumenti “që të mos hapen dosjet e Sigurimit se mund të preken të përndjekurit politikë është po aq kriminal sa vetë përndjekja nga Sigurimi .
Mendoj se është në fakt një justifikim për bllokuar hapjen e dosjeve për hesape të tyre.
Një palë ,komunistët, kanë hallin e zbardhjes së krimeve të etërve të tyre të tjerët ,ndonjë i përndjekur, kanë hallin e tyre dhe familjarëve tyre.
Se kuptoj dot këtë “kujdes e keqardhje” ndaj viktimave të komunizmit sot kur në diktaturë i persekutimin e spiunonin apo edhe i bënin spiunë me dhunë !
Dosjet nuk kanë vetëm emrat e bashkuntorëve por gjithë procesin e persekutimit nga spiunimi, ndjekja , hetuesia, gjyqet , dënimet, torturat , ekzekutimet etje. Trajtimi sikur atje janë vetëm bashkëpuntorët është një mashtrim.
Në dosje janë puntorët e sigurimit, hetuesit, prokurorë gjyqtarët, ekspertët, bashkëpuntorët, skuadrat e pushkatimit, drejtuesit e gardianët e burgjeve , organizatat e PPSH, frontit, rinisë , bashkimeve profesionale, qendrave të punës etje që kanë dhënë opinione dhe informacione për veprimtarinë e të viktimave .
Fakti që dikush nga viktimat mund të ketë bashkëpunuar me Sigurimin me dhunë nuk është arsye që dosjet të mos hapen. Përkundrazi është detyrim për tu informuar edhe me këtë krim tjetër të komunizmit, marrjen e dëshmive dhe bërjen e informatorëve me dhunë fizike e psikologjike !
Edhe fakti tjetër, që këto dosje janë përdorur e po përdoren për të shantazhuar bashkëpuntorët edhe sot e bën hapjen e tyre një akt çlirimi edhe për ta se iu heq mundësinë atyre që i kanë rekurtuar apo kanë dijeni për rekurtimin e tyre, t”iu bëjnë shantazh.
Por edhe nga ana tjetër të përndjekurit vetë kanë nevojë për këtë hapjen.
Ata duhet të bëjnë llogaritë e diferencat midis tyre, duhet të dinë kush ka qëndruar e kush jo, ndaj dhunës dhe represionit komunist.
Kjo shërben në të gjitha aspektet moral, politik etje.
Në se dosjet hapen politika nuk ka mundësi të mbaj peng të djathtën antikomuniste duke përzgjedhur e emëruar si përfaqësues politikë të tyre bashkunëtorë të Sigurimit të cilët i mbajnë nën kontroll duke i shsntazhuar me dosjet e Sigirimit.
Hapja e dosjeve është çlirim shumë dimensional i Shqërisë, një akt i madh o shkëputjes së vendit nga e kaluara komuniste dhe një raport korrekt, moral e historik me të vërtetën !
n.ç
Burimi/Facebook


Leave a Reply