Ata, te cilet per 30 vjet iu duken te tepert ketij vendi, ishin njerezit. Ketij vendi thashë?! regjimit te ri Demokratik desha te them. Ishte sistemi i atehershem, i cili ne sajë te politikave specifike e ktheu kete popull, nga i rregjuar dhe pakuar nga luftrat dhe semundjet, ne popullin me te ri ne Evrope, per te mos thenë, nga më të rinjte ne bote me nje moshe mesatare 26.5 vjeç. Kombi i moçem, qe jetoi djalerine e vet si kurre ndonjehere. Nje fuqi dhe krenari e madhe njeheresh. Po kjo nuk zgjati shume vetem disa dekada se pastaj do te vinte zulmemadhi, viti 1991, ku kesaj rinie me fuqine me te madhe vitale, do t’i mbylleshin fabrikat, uzinat, kombinatet, fermat, minierat e gjithçka tjeter qe gjeneronte pune dhe prodhim. Do t’i mbylleshin shkollat e nates dhe gjysmoheshin shkollat e dites, do te shkaterroheshin bibliotekat dhe institutet, shtepite e kultures dhe qendrat shendetesore, do te mbyllej gjithçka dhe ai qe do te hapej, do te ishte vetem kufiri shteteror, me te vetmin qellim qe popullit t’i tregoheshin rruget. Por edhe kufijte do te hapeshin te njeanshem, vetem nga shteti yne i pahafte, qe premtoi lirine, e cila ne fakt ishte thjesht anarshi.
Matanë shkonte populli i ndershem, ndersa brenda vendit tone hynte me shumice dhe pakontroll dreqi me te birin. Tashme dihet tragjedia kombetare, vrasjet dhe perdhunimet, diskriminimi dhe vuajtjet pa fund te rinise sone, te gjitha keto krime çnjerezore te bera sistematikisht nga ushtria dhe policia e shteteve fqinje. Nese keto ngjarje dramatike, sot jane harruar, ato ne kushte te reja social-politike mundet te perseriten duke rehabilituar moralisht edhe ligjerisht, personat te cilet i sollen gjithe keto fatkeqesi te medha. Pushteti i sapo instaluar demokratik, i cili e shikonte shoqerine, si nje turme votuesish, e paragjykonte kete energji te madhe rinie, si nje produkt Socialist te indoktrinuar, që sipas tyre duhej te pershtatej me sistemin pluralist. Dhe ja perfundimi! Ja pasojat! Ja katrahura, ku na solli politika jone e degjeneruar dhe degraduar. Tashme po na kujtohen lideret tane per rinine qe iku, per spitalet pa mjeke, per ndermarrjet pa inxhiniere, per shkollat pa mesues cilesore, per te ardhmen e vendit pa rini. Vendi yne m’i bukuri ne Evrope, u nëm dhe u mallkua nga shpirtzinjte dhe sot nuk vlen as per azil pleqsh! Politikanet tane, keta stratege te medhenj, keta driteshkurter dhe pa vizion, ku gjithçka qe humbi ky popull e konvertuan ne prona familjare dhe fitime personale. 30 vjet premtuan mireqenie, 30 vjet sollen shkaterrim dhe plakje, semundje dhe mjerim, degradim dhe degjenerim social. Firuan vlerat dhe virtytet, u bjerr dija dhe kultura, vendin e mbuloi djerri dhe injoranca. Qiellit te kombit iu rralluan yjet, te cilet i jepnin drite e gjalleri. Edhe keta te pakte qe kane mbetur, atdheu yne i rrenuar dhe i plakur nuk i mban dot më, pasi ai nuk ka fuqi dhe si rrjedhim nuk ka as orbite ku ata te vertiten. Orbiten ku vertiteshin miliona yje e shkaterruan duart e zeza te tradhetise dhe djajve, qe tashme jane ngritur perpjete e gjoja luten ne zot, per dite me te mira!
Burimi/Facebook


Leave a Reply