Nga ROLAND QAFOKU
Kjo është proteza orgjinale që ka përdorur aktori legjendar amerikan Marlon Brando në filmin legjendë “Godfather” në rolin e Vito Corleones me regjisor një tjetër legjendë, Francis Coppola. Me këtë rol, jo vetëm u vlerësua me “Oscar” si aktori më i mirë por falë kësaj trilogjie Brandon u cilësua si një nga aktorët me më shumë influencë të shekullit të 20-të në të gjithë botën. Mes shumë pasazheve të paharrueshme në këtë film, ai kulmori është një thënie e tij ironike në “Godfather 1” me atë që ndodhi në skenarin e filmit. Teksa takoi të gjithë bosët e mafias në SHBA Corleone tha: “Më lejoni të them se betohem në shpirtin e nipërve të mi, se nuk do të jem unë ai që prish paqen që kemi bërë sot këtu”. Paqja në ligjet e mafias ekziston vetëm me fjalë.

Burimi/Facebook


Leave a Reply