Strategjia Veliaj për manipulimin e masave!
Gebelsi i Rilindjes qe kontrollon pothuajse 90% të aktivitetit politik dhe mediatik në Shqipëri është miku më i ngushtë i Veliajt dhe përfaqëson një personazh që nuk i duron dot dritat dhe qendron gjithmone ne “back stage” (prapaskenë) dhe prej atje komandon të gjithë propagandën dhe shtypin.
Për të marrë nën kontroll mendjet e njerëzve këta kanë një ushtri me shërbëtorë që fabrikojnë disa strategji informimi:
1- Relativizimi i të keqes sipas stilit (të gjithe janë njelloj)
2- Kontrolli i idioteve sipas stilit: (asgjë nuk ndryshon çfarëdo që të bëni)
3- Përhapja e idesë ndër masat se populli është idiot, i paditur, injorant dhe nuk bën për asgjë. (Pra fajin e ka populli gjithmonë çfarëdo që të ndodhë)
4- Kontrolli i idiotëve me kollare që bëjnë si intelektualë por thonë (ç’më duhet mua). Këta kontrollohen duke u thënë; çfarëdo që të ndodhë ti je defiçent dhe do të mbetesh jashtë loje, kështu më mirë mos u perzi fare.
5- Hutimi i masave me lajme demoralizuese. (Nuk bëhet, nuk arrihet, nuk mundet, nuk ia vlen, etj)
6- Kontrolli i masave idiote nëpërmjet elitave moraliste. Elitat moraliste i shërbejnë mafies politike duke mos folur kurrë për dëmet që shkakton kasta, por duke i kërkuar llogari për moralin e tyre të ulët, njerëzve të thjeshtë që nuk kanë akses tek shteti i tyre.
Moralistët kanë si qëllim final, spostimin e imoralitetit nga elitat hajdute tek populli i thjeshtë.
7- Përdorimi i sloganeve të vërtetë për qëllime të ndyra. Si psh: (Çdo popull e meriton qeverisjen që ka). Kjo është një e vërtetë e madhe e cila ka nevojë për shpjegim. Por qëllimi i tyre është që populli të besojë pas një kohe se ai është i poshtër vetë, jo se kanë faj elitat sunduese për gjëndjen e tyre.
8- Ushtria elektronike. Janë nje sasi e madhe njerëzish që paguhen prej parave të drogës dhe të krimit. Detyra e tyre është të hyjnë në çdo faqe që sulmon pushtetin dhe të pështyjnë. Ndërsa pjesa intelektuale e kesaj ushtrie hyn tek faqet ku ka (feed back) aktivitet të lartë dhe hedhin shashka me moral si psh: Ua sa i/e paedukate. Ua mami sa turp. E tmerrshme çfarë mungese kulture. Ne nuk behemi më. Mua nuk ma ndjen se jam larg, po ai vend nuk bëhet më. Të gjithë jeni njëlloj etj…!
9- Copëtimi i njerëzve që e urrejnë pushtetin nëpërmjet çarjes se tyre. Kjo realizohet duke rekrutuar prej tyre egoiste, që mendojnë se e vetmja mënyrë për ta kundërshtuar pushtetin dhe mafien që qeveris është formula e tyre dhe të gjithë të tjerët janë të paditur dhe injorante. Kush nuk bëhet me ta është pro pushtetit, ndërkohë që këta të parët paguhen vetë prej pushtetit.
10- Është strategjia më e rrezikshme: investimi i masave idealiste që vendosin qëllime maksimaliste të parealizueshme dhe duke e bërë këtë ata bllokojnë dhe dëmtojnë të gjithë ata që luftojnë për aq ndryshim sa mundet. Kjo do të thotë: po nuk u bë parajsë më mirë rrimë në ferr, ndërkohë që parajsa në tokë nuk ekziston!
11- Pushteti sponsorizon financiarisht dhe mediatikisht segmente refuzuese opozitare dhe i hedh kundër vetes. Detyra e këtyre është të bëjnë opozitën aq sa i lejon mafia por jo te prekin tek pikat e nxehta. Si dallohen? Është e lehtë. Nuk prekin kurrë tema të rrezikshme. Tema tabu. Tema për të cilat është e ndaluar te flitet. Gjuajnë me jastëk, jo me hu, që të thyen kockat dhe këtë e arsyetojnë duke u thënë pasuesve të tyre se nuk përballemi dot me ata të mëdhenjtë se janë të rrezikshëm. Duan ta rrëzojnë pushtetin mafioz nga mediat e pushtetit dhe të mafies dhe kjo është rrena me e madhe.
Kjo do të jetë strategjia e ekipit Veliaj dhe e Rilindjes në përgjithësi për të mbajtur përfaqësuesit e Ngragheta-s në pushtet. Ju duhet ta kuptoni këtë dhe t’ua tregoni të tjerëve, sepse ne jemi më shumë se ata. Ne jemi shumica, por duhet të bëhemi bashkë dhe duhet ta gjejmë patjetër rrugën për ta realizuar këtë!
Burimi/Facebook/Elona Caslli


Leave a Reply