Numri i personave që kërkojnë asistencë papunësie ra ndjeshëm gjatë javës së kaluar.
Sipas raportit të fundit të botuar të enjten nga Departamenti i Punës, numri i kërkesave në mbarë vendin ishte 346 mijë, 42 mijë më i vogël se i një muaji më parë. Kjo shifër është sa gjysma e pushimeve nga puna që bëheshin çdo javë në kulmin e krizës financiare 4 vjet më parë.
Ekonomistët thonë se pakësimi i kërkesave pasqyron faktin se numri i pushimeve nga puna është ulur dhe se tregu i punës po përmirësohet.
Të dhënat e reja mund të qetësojnë disi shqetësimet që u ngritën gjatë muajit të kaluar për ekonominë, kur numri i vendeve të reja të punës ishte më i ulët se parashikimi.
Një raport tjetër tregon se rreziku i inflacionit është ulur. Çmimet që paguajnë importuesit ranë me 0,5 për qind muajin e kaluar pas një rritjeje që kishsin shënuar në dy muajt paraardhës. Ekonomistët thonë se ulja e çmimeve erdhi si pasojë e rënies së çmimit të karburantit të importuar.
Zeri i Amerikes
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply