Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji kërkon kërkon largimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD-së.
Në një status në Facebook, Salianji shkruan se e vetmja luftë e Bashës është ajo ndaj demokratëve.
“Lulzim Basha duhet të ikë! Megjithëse në këto orë po përpiqet të blejë kohë e të manipulojë duke u përgjëruar “edhe për një tjetër herë të fundit” e cila nuk ka fund, por po tenton të çojë PD drejt fundit! Ai thotë që “po lufton”, por u bënë 9 vite që luftojmë për të dhe e vetmja luftë e tij është lufta ndaj demokratëve! Duhet ta shohë realitetin në sy, ai nuk mundet më të marrë zvarrë të ardhmen që po bëhet e shkuar. Partia Demokratike është aset kombëtar jo aset personal! Si përherë me demokratët”, ka shkruar Salianji në Facebook.
Burimi /tvklan.al


Leave a Reply