Iku edhe një pendë e njohur e letërsisë shqipe,edhe një gazetar shumë i dashur i Emisioneve për fëmijët!Ishte ky një lajm i hidhur dhe,sikur i pabesueshëm,por,ja që,ky lajm na pikëlloi të gjithëve që e njihnim!Kjo është një dhimbje e madhe për të gjithë ne,kolegët e tij që ishim bashkë dhe punonim bashkë!E njihnim për së afërmi dhe ishte shumë i dashur dhe gjithmonë i gatshëm për të bërë humor!Ishte njëri ndër krijuesit më produktivë shqiptar.Nuk ndalej…Punonte me vullnet të madh,sidomos në krijimin e veprave për fëmijët që kishin vlera të larta edukative,sepse,e kultivoi me shumë afinitet këtë lloj letërsie!
Në këtë nivel ai i përgatiste edhe Emisionet për fëmijët të Radio Shkupit,të cilat ishin shumë të dëgjuara dhe të preferuara,por, edhe veprat e tija ishin shumë të lexuara nga fëmijët tanë.
Me rastin e ikjes së Mustafa Spahiut në amshim, gazetarisë dhe letërsisë shqiptare,do t’i mungoj një pendë e çmuar krijuese dhe një njeri i afërt,i shkathët dhe shumë i dashur!
Dritë I pastë shpirti!
Zoti ia faltë Parajsën!
Burimi/Facebook


Leave a Reply