Me 181 vota pro dhe 109 vota kundër, Parlamenti suedez miratoi mocionin e mosbesimit kundër Kryeministrit Stefan Löfven. Kjo është hera e parë në historine e parlamentarizmit suedez që një kryministerit i merret besimi.
Kryeministri tani ka dy alternativa: Ai mund të japë dorëheqjen apo të kerkoi një votëbesim të ri pastaj mund të fillojë krytari i parlamentit bisedimet me krytaret e partive per të gjete nje mandatar te ri. Nese pas tre tentimeve nuk mund te merr një mandatr me shume se 175 vota nga 349 sa ka parlamenti suedez atehere vendi shkon brenda tre muajsh ne zgjedhje të jashtzakonshme por qeveria e Stefan Löfven do të mbetet në periudhën deri në zgjedhjet ne atë kohë.
Vendi tani është në një situatë të vështirë, tha Kryeministri Stefan Löfven pas mocionit të mosbesimit kundër tij i cili ka afat deri me 29 qershor, per të gjete zgjedhje dhe me pas të kerkoj një votëbesim të ri nga parlamenti. Ketë here nuk ka nevoje te kete 175 vota pro tij vetem mos ti kete 175 kunder.
Partia e Qendrës dhe liderja e saj Annie Lööf në një mesazh në Facebook, vazhdon të distancohet nga Partia e Majtë dhe Demokratët e djathtë Suedisë.
“Suedia ka nevojë për një qeveri që nuk varet nga ndryshimet e humorit të një partie. Më shumë parti duhet të vendosin politikën faktike, përgjegjësinë për Suedinë dhe zgjidhjet për jetën e përditshme të njerëzve para lojërave politike “, shkruan ajo më tej
Nooshi Dadgostar liderja e partisë së Majtë e cila e beri sukseshem nocionin e mosbrsimit të qeverise perseri dëshiron që Stefan Löfven të kthehet si Kryeministër.
”Partia e Majtë do të marrë një përgjegjësi shumë të madhe në ditët në vijim. Ne jemi të hapur për bisedime, diskutime, negociata. Tani po zgjasim dorën dhe do të dëshironim që Stefan Löfven të kthehej si Kryeministër, por duke aprovuar piken 44 ” tha Nooshi Dagostar në një konferencë shtypi pas rrezimit të qeverisë
Ajo mbetet e qartë me qëndrimin e saj se qeveria e ka krijuar vetë këtë situatë, duke mos dëgjuar sa duhet kërkesat e Partisë së Majtë e cila ishte ne bllokun fitues në zgjedhje por u tradhtua nga kryminstri aktual.
Opozita borgjeze nuk ka asnje mundesi të propozoj nje mandatar sepse ne asnje variant nuk mund të arrihet një shumice parlametare.
Suedia hyri ne krize qeveritare vetem nje vitë larg zgjedhjeve të rregullta që janë në javen e tretë të shtatorit 2022.
Burimi/Facebook


Leave a Reply