Ne kuadrin e shume aktiviteteve qe organizon Komuna e Kopenhagenit me Komunitetet e ndryshme qe jetojne ne Danimarke dhe qe jane nen patronazhin e saj ,ishte edhe dy ditet e Komuniteteve,ne datat 1 – 2 shtator qe u zhvilluan ne nje rruge te kryeqytetit danez Kopenhagen te quajtuar Rantzausgade. Ne kete rruge ishin vendosur edhe tenda ,qe komunitetet te ekspozonin,prodhimet e tyre artizanale ,apo dhe kuzhinen tradicionale te vendeve nga ato vine.Per dy dite me ralle kjo rruge nuk e pushoi kengen e valle te ndryshme nga te gjitha vendet e botes.
Kjo feste eshte nje e pervitshme qe organizohet nga Keshilli per te huajte prane Komunes se Kopenhages .
Dhe ne kete veprimtari eshte e perfshire edhe Shoqata ,tashme e njohur ,jo vetem nga shqiptaret qe jetojne ne Danimarke ,por dhe nga te gjitha institucionet daneze dhe qe i perfaqeson shqiptaret denjesisht shqiptaret. Arrijet e saj vine e rritet nga dita ne dite. Dhe tashme ajo me kontributin e saj te cmuar jo vetem qe rritet ,por dhe zene nje vend me peshe ne nivelet me te larta,ku gezon respektin e mases me te madhe te te institucioneve daneze.
Ne vitin qe shkuar kjo shoqate mori pjese ne kete eveniment te rendesishem,me vallen e bukur tradicionale shqiptare dhe beri nje jehone te madhe jo vetem ne komunitetin shqiptar ,por dhe ne opinionin danez. Muzika aq e bukur shqiptare pushtoi gjithe rrugen ,ku zhvillohej ky manifestim kaq i bukur.

Kryetari i shoqates “Alba – Dansk ” z. Arben Hoxhaj
Ne vitin 2012 shoqata Alba – Dansk ne baze te nje programi te hartuar me pare u vendos qe ne kete vit te paraqitej me nje skuader futbolli,cka shoqata e ka te ngritur kete ekip qe ne ditet e para te krijimit te shioqates.
Pra Shqiperia e shqiptaret do te perfaqesoheshin ne kete eveniment mjaft te rendesishem ,me futbollin per te treguar aftesite e profesionalizmin e tyre edhe ne sportin e bukur te futbollit. Djemte e Shoqates Alba – Dansk do ta paraqiteshin para publikut me bluzat e kombetares dhe do ta perfaqesonin ate denjesisht.

( Nga e majta ) Kapiteni i ekipit z. Arian Feliksi dhe portjeri Shkelzeni
Ne diten e pare te takimit ,ekipi i Shoqates Alba – Dansk korri rezultate te jashtezakonshme dhe mjaft te thella ,cka i dha te kuptoje se sa profesionist jane shqiptaret edhe ne futboll . Me te vertete qe keto ndeshje zhvillohen ne kuadrin e bashkepunimit e te bashkejeteses se midis komunitetete qe jetojne ne Mbreterine e Danimarkes,por djemte tane treguan aftesi dhe profesionalizem te jashtezakonte, cka tregon se ato e perfaqesuan ne menyre me prefekte Shqiperine e shiptaret ne Danimarke. Djemte tane ishin mjafte te pregatitur teknikisht ,cka treguan dhe rezultatet e arritura dhe publiku qe i priti me shume duartrokitje lojen e bukur dhe te shkathet te tyre.
Per ore te tera sheshi ushtoi nga brohoritjet per ekipin tone “Shqiperia – Alba – Dansk ” . Brohoritjet nuk ishin vetem te tifozve shqiptar,qe kishin ardhur per te ndjekur ndeshjen ,por dhe i mases se gjere qe po ndiqte ndeshjet.

Nje sulm dhe nje mbrojtje e perkryer, mjeshteri dhe profesionalizem ,treguan djemte tane me Kapitenin e ekipit Arian Feleksi,qe u praprinte ekipit me nje profesionalizmin e nje lojtari te mire te kombtares,cka u tregua dhe ne taktiken qe ndoqen gjate lojes,duke u fokusuar ne pikat e dobeta te kundershtarve,cka i ndihmoi ata deri ne fund qe te ecnin me te njejtin ritem edhe pse ndeshjet u zhvilluan ne nje terren jo te pershtatshem per fushe sporti dhe kuptohet qe edhe me nje numer te reduktuar lojtaresh ,per vete mundesine qe te jepte kjo lloj loje me 3 – 1 ,pra tre ne sulm e nje ne porte. Por gjate ndeshjeve kuptohet qe beheshin dhe nderrime. Ne keto ndeshje te zhvilluara ne dy dite me ralle eshte e veshtire te thuash dhe te vecosh fjale per njerin apo tjetrin lojtar ,duke filluar nga Fredi ,Ergysi, Armendi e Shkelzeni,qe ishte mjaft impulsim ne ndeshje dhe luajte me gjithe shpirte,donte te jepte maksimumin e tij. Ai ishte caktuar qe te kujdesej per porten ,gje qe e beri ne menyren me profesionale. Po fjale te tilla mund te thuash edhe per Fredin ,nje i ri qe premtonte shume ne kete sport dhe nuk dinte te ndalej gjate gjithe ndeshjes. Apo Ergysi qe cante perpara dhe nuk ndalej ,apo Armendi qe cante mes kundershtarve dhe bente nje mbrojtje jashtezakonisht te forte e luftarake,cka solli dhe disa gola te bera nga ana e tij. Keto ishin djemte tane,profesionalistet e vertete ,cka i dhane te kuptojne asaj mase te madhe njerzish qe po i ndiqnin ,se keto jane shqiptaret e vertete ,qe dine te luajne me profesionalizm ne sporti e bukur te futbollit.
Lane shume mbresa ne diten e pare te takimit ,ku ekipi yne u ndesh me ekipin e Argjentines dhe ishte nje fitore e bukur ku u mbyll me rezutatin 3 -1 per ekipin tone. Dhe ne ndeshjen e dyte me ekipin e Somalise korri nje sukses te jashtezakonshem 4 – 0 . Keto ishin ndeshjet e dites se pare ku ekipi yne i tregoi te gjithe skuadrave te tjera presemarrese ne kete minikampionat,forcen,tekniken e ekipit shqiptar dhe i beri ata te mendojne mire kur te ndeshen me ekipin tone.
Ne diten e dyte te takimeve ,ndeshjet filluam perseri me entusiazmin e nje dite me pare ,ku ne ndeshjen e pare ,perseri ekipi yne fitoi me rezutatin 1- 0, me pas ne ndeshjen me Cekosllavakine 3 – 2 ,nje loje e forte ne mes te ekipeve,ku ekipet shkuan deri ne gjuajtje te penalltive. Takimi tjeter ishte edhe me Norvegjine ,ku ekipi yne e humbi kete ndeshje,cka tregoi se ekipi i shoqates Alba – Dansk u rreshtua ne vendin e katert ne kete mini – kampionat. 
Ekipi yne ishte mjaft i pregatitur teknikisht dhe profesionalisht,por shpirti i tyre bujar dhe mjaft zemer gjere ,qe me shpirt ndihmonin edhe ekipe te tjera nuk i coi deri ne finale,sepse ato qe nga ora 12.30 qe filluan ndeshjet nuk u ndalen per asnje cast . Ato ishin ne fushe duke dhene maksimimin e tyre edhe per ekipe te tjera, cka u vu re nga te gjithe ne qe po shoqeronim ndeshjet e ekipit.Koha e gjate e qendrimit ne fushen e sportit ,duket se i pengoi pak ne arritjen perfundimtare te marrjes se kupes ne kete mini- kampionat te zhvilluar nga Komuna e Kopenhagenit.
Le ti urojme suksese te metejshme ketij ekipi dhe te mos ndalet ne rrugen e bukur futbollit ,per ti dhene ndeshje gjithnje te bukura ,teknike dhe mjaft profesionale,jo vetem shqiptarve,por edhe komuniteteve te tjera dhe opinionit danez.
Shoqata Alba – Dansk ,tashme e njohur ne Danimarke per kontributin e dhene do vazhdoje te paraqese para opinionit danez dhe atij te huj ne Danimarke vlera te verteta te shqiptarve dhe te Shqiperise,per ti treguar vertete ato gjera te bukura ,me vlera qe ka ne traditen e kuluren shqiptare edhe pse ne rrugen e saj ka njerez nga politika qe duan ta ndalin,por ajo tashme ka marre fluturimin dhe djemte shqipes nuk mund kete politike e as politikane qe mund ti ndale.
Luigj Shkodrani
Danimarke
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply