Dashi
Megjithëse Mërkuri është në një orbitë jo edhe aq të favorshme, sot në aspektin krijues do jeni të frymëzuar, pritet të një ditë shumë e mirë.
Demi
Pak nervozizëm dhe mërzitje do të spikasin në ditën e sotme duke ju sjellë një sërë detyrimesh të papritura dhe disa shpenzime fare të kota.
Binjakët
Kalimi i Mërkurit në një orbitë të “butë” do të harmonizojë veprimet tuaja. Me financat dhe planin sentimental do të shkojë gjithçka mirë.
Gaforrja
Dita e sotme edhe pse në përgjithësi do të duket e qetë, do të ketë momente melankolike për shkak të Hënës agresive në shenjën tuaj.
Luani
Qielli juaj edhe sot është shumë pozitiv, sidomos në aspektin ekonomik, ku pritet të korrni frytet e një pune që ju ka munduar shumë.
Virgjëresha
Janë vullneti i fortë dhe dëshira për të punuar dhe për të arritur qëllimet që do të sjellë edhe një zhvillim pozitiv nga ana profesionale.
Peshorja
Jeni disi hezitues dhe të pavendosur për disa çështje që ju kërkojnë përqendrim maksimal. Reagoni me gjakftohtësi edhe kur ju sulmojnë.
Akrepi
Afërdita në shenjë ju bën shumë tërheqës jo vetëm në sytë e partnerit por edhe në sytë e kolegëve të cilët mund të mashkëpunojnë me ju.
Shigjetari
Hëna dhe Mërkuri bashkëveprojnë në mënyrë shumë pozitive për ju. Një udhëtim i shkurtër do t’ju vlejë shumë për punën tuaj në të ardhmen.
Bricjapi
Dukeni disi të lodhur me gjithë përpjekjet që po bëni për të realizuar disa nga projektet tuaja që tashmë presin për t’u vënë në zbatim së afërmi.
Ujori
Sot do t’ju karakterizojë përgjithësisht një entuziazëm dhe një dëshirë për të ndërmarrë veprime konkrete, e ndoshta ndonjë aventurë.
Peshqit
Këmbëngulja me të cilën operoni ka tërhequr vëmendjen e kolegëve tuaj. Do të keni edhe një shans më shumë nëse i orientoni drejt energjitë.
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply