L’integrazione è la vera forza della nostra comunità”Attualità e Società – (di Angela Kosta) – Nel complesso e spesso polarizzato dibattito odierno, parlare di “integrazione” significa compiere un esercizio di grande responsabilità: interrogarsi profondamente sul modo in cui una comunità riesce a riconoscere, accogliere e valorizzare le diverse esperienze umane che la compongono. Non si tratta soltanto di affrontare (o di arginare) le fisiologiche difficoltà legate alla convivenza tra culture e religioni differenti, ma di costruire giorno per giorno delle condizioni umane e materiali concrete affinché ogni singola persona possa sentirsi parte integrante, viva e pulsante del territorio in cui ha scelto di abitare.
È esattamente in questa prospettiva, tanto faticosa quanto luminosa, che si colloca l’instancabile impegno di Ervin Ramaliu, Consigliere Delegato alle Politiche dell’Integrazione del Comune di Azzano Decimo (nella ricca e operosa provincia di Pordenone). Un incarico che Ramaliu ha scelto di interpretare ponendo al centro assoluto del suo mandato il dialogo diretto con i cittadini, l’ascolto empatico delle loro esperienze e la promozione di una partecipazione sempre più attiva alla vita sociale della comunità locale.
Oltre la semplice accoglienza: l’integrazione come processo reciproco
L’idea di integrazione promossa ad Azzano Decimo non appare mai come un percorso a “senso unico”, nel quale chi arriva da un Paese straniero, magari in fuga dalla fame o dalla guerra, debba limitarsi a inserirsi passivamente in una realtà già rigidamente costituita. Al contrario, Ramaliu la concepisce come un vero e proprio processo reciproco, capace di mettere in relazione profonda persone, culture e storie differenti.
Dietro ogni percorso di integrazione si nasconde infatti una storia personale inestimabile. Ci sono persone che hanno lasciato per sempre la propria patria, famiglie disperate che hanno ricostruito la propria vita partendo da zero, giovani nati in Italia ma cresciuti a cavallo tra due culture e, non ultimi, cittadini che pur avendo origini lontanissime hanno sviluppato un senso di appartenenza viscerale al territorio friulano. Ascoltare queste storie nei numerosi incontri pubblici promossi dal Comune significa riconoscere il valore dell’individuo, trasformando il dialogo da semplice “momento occasionale” a strumento formidabile di azione amministrativa.
Dalla semplice presenza alla cittadinanza attiva
Una comunità realmente inclusiva e proiettata al futuro non si costruisce soltanto attraverso l’accoglienza passiva. Richiede necessariamente un secondo e decisivo passo: la partecipazione.
Questo principio rappresenta uno degli snodi più significativi e rivoluzionari della visione del Consigliere Ramaliu. Il cittadino straniero non deve più essere etichettato e considerato esclusivamente come un soggetto debole, destinatario di sussidi o di politiche di accoglienza, ma deve essere visto come una preziosissima risorsa, capace di offrire competenze, professionalità, energie fresche e tempo libero alla comunità che lo ospita.
Le testimonianze dirette raccolte ad Azzano Decimo lo confermano in pieno: moltissimi cittadini di origine straniera hanno manifestato la ferma volontà di mettere a disposizione il proprio tempo impegnandosi nel volontariato attivo, aderendo con entusiasmo a realtà fondamentali come la Protezione Civile, la Croce Rossa e l’AVIS. Quando una persona sceglie di donare il proprio sangue o il proprio tempo per aiutare gli altri, dimostra senza ombra di dubbio di sentirsi parte integrante di quella comunità. L’integrazione si trasforma così in cittadinanza attiva e consapevole.
Il ruolo cruciale dei giovani e la ricchezza della diversità
In questo percorso di rinascita civica, un’attenzione del tutto particolare è rivolta alle nuove generazioni, che rappresentano il naturale e spontaneo punto d’incontro tra mondi apparentemente distanti.
Durante uno dei tavoli di confronto, è emersa la toccante testimonianza di un ragazzino di soli quindici anni, di origini marocchine, che ha raccontato la felicità assoluta di vivere ad Azzano Decimo. Parole semplici ma che hanno scaldato il cuore ai presenti, affiancate da quelle di una ragazza nata in Canada da genitori italiani emigrati, che ha ripercorso le immense difficoltà affrontate in passato dalla sua famiglia. Storie diametralmente opposte, ma unite da un filo rosso: la necessità di non lasciare mai nessuno indietro ai margini della società.
Tutto questo processo richiede ovviamente una fitta rete territoriale che coinvolga scuole, parrocchie, associazioni sportive e luoghi di lavoro. Come ama ripetere Ervin Ramaliu, riassumendo in un motto il senso del suo instancabile lavoro: “Costruiamo ponti, non muri, affinché ogni individuo possa fiorire pienamente nella nostra comunità”. Perché costruire ponti non significa soltanto unire due sponde di un fiume, ma creare la possibilità concreta che due esseri umani possano incontrarsi, stringersi la mano e camminare insieme verso un futuro migliore.
Angela Kosta
Ervin Ramaliu dhe sfida e Azzano Decimo-s: “Të ndërtojmë ura, jo mure. Integrimi është forca e vërtetë e komunitetit tonë”
Aktualitet dhe Shoqëri – (nga Angela Kosta)
Në debatin e sotëm kompleks dhe shpesh të polarizuar, të flasësh për “integrimin” do të thotë të kryesh një ushtrim me përgjegjësi të madhe: të pyesësh veten thellësisht mbi mënyrën se si një komunitet arrin të njohë, të mikpresë dhe të vlerësojë përvojat e ndryshme njerëzore që e përbëjnë atë. Nuk bëhet fjalë vetëm për të përballuar (apo për të frenuar) vështirësitë fiziologjike që lidhen me bashkëjetesën mes kulturave dhe fesë të ndryshme, por për të ndërtuar ditë pas dite kushte konkrete njerëzore dhe materiale, në mënyrë që çdo individ të mund të ndihet pjesë përbërëse, e gjallë dhe pulsuese e territorit ku ka zgjedhur të jetojë.
Është pikërisht në këtë perspektivë, sa munduese aq edhe ndriçuese, ku vendoset angazhimi i palodhshëm i Ervin Ramaliut, Këshilltar i Deleguar për Politikat e Integrimit i Bashkisë së Azzano Decimo-s (në provincën e pasur dhe punëtore të Pordenone-s). Një detyrë të cilën Ramaliu ka zgjedhur ta interpretojë duke vendosur në qendër absolute të mandatit të tij dialogun direkt me qytetarët, dëgjimin empatik të përvojave të tyre dhe promovimin e një pjesëmarrjeje gjithnjë e më aktive në jetën sociale të komunitetit lokal.
Përtej mikpritjes së thjeshtë: integrimi si proces reciprociteti
Ideja e integrimit e promovuar në Azzano Decimo nuk shfaqet kurrë si një rrugë me “një kah”, ku kush arrin nga një vend i huaj — ndoshta duke iu larguar urisë apo luftës — duhet të kufizohet në përshtatjen pasive në një realitet të strukturuar ngurtësisht. Përkundrazi, Ramaliu e koncepton atë si një proces të vërtetë reciprociteti, të aftë për të lidhur në mënyrë të thellë njerëz, kultura dhe histori të ndryshme.
Pas çdo rrugëtimi integrimi fshihet faktikisht një histori personale me vlerë të jashtëzakonshme. Ka njerëz që kanë lënë përherë atdheun e tyre, familje të dëshpëruara që kanë rindërtuar jetën nga e para, të rinj të lindur në Itali por të rritur mes dy kulturave dhe, jo më pak të rëndësishëm, qytetarë që edhe pse me origjinë shumë të largët kanë zhvilluar një ndjenjë të fortë përkatësie ndaj territorit të Friulit. Dëgjimi i këtyre historive në takimet e shumta publike të promovuara nga Bashkia do të thotë të njohësh vlerën e individit, duke e shndërruar dialogun nga një “moment i thjeshtë rastësor” në një instrument formidabël të veprimit administrativ.
Nga prania e thjeshtë te qytetaria aktive
Një komunitet vërtet përfshirës dhe i projektuar drejt së ardhmes nuk ndërtohet vetëm përmes mikpritjes pasive. Ai kërkon nevojshmërisht një hap të dytë dhe vendimtar: pjesëmarrjen. Ky parim përfaqëson një nga pikat më domethënëse dhe revolucionare të vizionit të Këshilltarit Ramaliu.
Qytetari i huaj nuk duhet më të etikohet dhe të konsiderohet ekskluzivisht si një subjekt i dobët, përfitues ndihmash apo politikash mikpritjeje, por duhet parë si një person mjaft i çmuar, i aftë të ofrojë kompetenca, profesionalizëm, energji të reja dhe kohë të lirë për komunitetin që e mikpret.
Dëshmitë e drejtpërdrejta të mbledhura në Azzano Decimo e konfirmojnë plotësisht këtë: shumë qytetarë me origjinë të huaj kanë shprehur vullnetin e fortë për të vendosur kohën e tyre në dispozicion duke u angazhuar në vullnetariatin aktiv, duke iu bashkuar me entuziazëm realiteteve fondamentale si Mbrojtja Civile, Kryqi i Kuq dhe AVIS (Shoqata e Dhuruesve të Gjakut). Kur një person zgjedh të dhurojë gjakun ose kohën e tij për të ndihmuar të tjerët, dëshmon pa asnjë hije dyshimi se ndihet pjesë e pandashme e atij komuniteti. Integrimi shndërrohet kështu në qytetari aktive dhe të ndërgjegjshme.
Roli kyç i të rinjve dhe pasuria e diversitetit
Në këtë rrugëtim të rilindjes qytetare, një vëmendje e veçantë i kushtohet gjeneratave të reja, të cilat përfaqësojnë pikën natyrale dhe spontane të takimit mes botëve të dukshme larg me njëra-tjetrën.
Gjatë një prej tryezave të diskutimit, doli në pah dëshmia prekëse e një djali vetëm pesëmbëdhjetë vjeçar me origjinë marokene, i cili tregoi lumturinë e tij absolute për të jetuar në Azzano Decimo. Fjalë të thjeshta por që ngrohën zemrat e të pranishmëve, të shoqëruara nga ato të një vajze të lindur në Kanada nga prindër italianë të emigruar, e cila tregoi vështirësitë e mëdha të përballuara në të kaluarën nga familja e saj. Histori diametralisht të kundërta, por të bashkuara nga një fije e kuqe: nevoja për të mos lënë kurrë kërkënd mbrapa apo në mënjanësi të shoqërisë.
I gjithë ky proces kërkon natyrisht një rrjet të fortë territorial që përfshin shkollat, famullitë, shoqatat sportive dhe vendet e punës. Siç pëlqen të përsërisë Ervin Ramaliu, duke përmbledhur në një moto kuptimin e punës së tij të palodhshme: “Të ndërtojmë ura, jo mure, në mënyrë që çdo individ të mund të lulëzojë plotësisht në komunitetin tonë”.
Sepse të ndërtosh ura nuk do të thotë vetëm të bashkosh dy anët e një lumi, por të krijosh mundësinë konkrete që dy qenie njerëzore të mund të takohen, të shtrëngojnë duart dhe të ecin së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë.
Burimi/cavalierenews.it/


Leave a Reply