I lirë me e mbyll gruan te prindërit e tij, ndërsa vetë me shku kah t’i dojë zemra.
I lirë me ia mbyll telefonin ose me përdor telefonin kur gruaja fle, duke shkruar me femra të tjera.
I lirë me dalë me shoqëri, ndërsa gruas me ia lënë derën hapur për mysafirë që s’janë as gjaku i saj.
I lirë me pasë fëmijë me dy ose tri gra.
I lirë me punu, ndërsa gruan me e ndaluar prej punës.
I lirë me vozitë makinën, ndërsa gruas me ia ruajt patentën në kuletë, sepse “nuk e di me vozitë drejt”.
I lirë me tradhtu.
I lirë me bo dallavere, me rrejt e me tradhtu.
I lirë me i ble dashnores dhurata, ndërsa gruas mos me ia ble as për ditëlindje.
I lirë me i harxhu paret nëpër diskoteka, alkool, droga, motele e hotele, ndërsa gruas mos me ia dhënë as për një deodorant.
E pastaj, kur gruaja nuk duron më, ajo bëhet “e keqja”!
MSHELE GOJËN!
Se këtu askush nuk është tu i mbrojtë tradhtarët.
Këtu janë tu i mbrojtë femnat e ndershme, gratë me moral, dinjitet e karakter!
Mos e ngatërroni mbrojtjen e një gruaje me mbrojtjen e tradhtisë.
Gruaja që kërkon respekt, besnikëri dhe dinjitet nuk është armike e askujt. Ajo thjesht nuk pranon të jetojë me standarde të dyfishta.
Respekti nuk është luks për gruan. Është minimumi që duhet me ia dhënë!
Apel për çdo femër shqiptare, për çdo motër timen të gjakut: shkollojeni veten, ngrijeni veten dhe bëhuni zonja të vetes! Gjeni punë, ndërtoni karrierën tuaj, hapni bizneset tuaja dhe krijoni një jetë ku të dini se mund të qëndroni të forta edhe vetë.
Mos lejoni që nesër të jeni një tjetër grua për të cilën do të shkruajnë portalet: “U vra nga një burrë.” Mos prisni që dikush tjetër t’ju shpëtojë. Mësoni ta njihni vlerën tuaj, vendosni kufijtë tuaj dhe mos qëndroni aty ku ka dhunë, poshtërim apo frikë.
Unë e kam pasur një nafak shumë të madhe në jetë: kam gjetur një burrë që për mua është mrekulli e Zotit. Një burrë që është vërtet BURRË – që më mbron, më do, më respekton dhe më ruan si sytë e ballit. ❤️
Por ju, motrat e mia, ju lus me gjithë zemër: kujdesuni për veten! Mos e ngatërroni dashurinë me durimin e dhunës.
Burimi/Facebook


Leave a Reply