Atë Foti Cici
Kryetari i Vatrës, z. Elmi Berisha dhe kryesia e shoqatës historike shqiptaro-amerikane, rrëfehen të pushtuar me emocione (shih lidhjen në fund), duke pritur të dërguarin e Janullatosit, peshkopin shqiptaro-amerikan të kishës greke, z. Ilia Katre (Ilias Katris). Hirësia e shkruan mbiemrin shqip herë Ketri e herë Katre, por greqisht gjithmonë Katris.
“Mitropoliti i Amerikës dhe Kanadasë” përfaqëson vetëm dy kisha në ShBA, të grabitura me një luftë të pabesë kundër komunitetit ortodoks shqiptaro-amerikan, në përpjekje për të rrëzuar Imzot Fan Nolin dhe për t’i kaluar të gjithë shqiptarët ortodoksë nën kishën greke.

Ishte pikërisht me këtë sfond historik kur z. Katre u caktua nga Patrikana Ekumenike në vitin 1991 si ndërlidhës dhe shoqërues i Janullatosit në Shqipëri dhe si emër kyç në projektin e shkombëtarizimit të KOASh-it.
Në vijë të shërbesës së tij politike, në vitin 2005 z. Katre mbylli kishën shqiptare në Toronto, me urdhër të Janullatosit. Ishte pikërisht atë vit kur z. Katre shkoi afër Janullatosit për tre vjet në Shqipëri.

Jo vetëm që nuk ka caktuar prift në Kanada për 15 vjet (2005-2020), por ka bllokuar procesin për rihapjen e kishës shqiptare atje.
Vëllai i tij, Makarios Katris, është mitropoliti i kishës greke të kalendarit të vjetër në Toronto, prandaj dhe shqiptarët janë nxitur të zgjedhin “midis dy të këqijave”, domethënë në dy juridiksionet greke në Kanada. “Ku rafsha, mos u vrafsha”, tha…
Në vazhdën e shkombëtarizimit të komunitetit ortodoks, muajin e kaluar z. Katre emëroi prift në kishën e tij shqiptare në Boston një prift hispanik që nuk di shqip, i cili madje ka shërbyer në kishën serbe për 15 vjet!
Në dritën e këtyre fakteve nuk ka dyshim se zotërinjtë e Vatrës sillen si përfaqësues të Arnautllëkut imagjinar, sikur janë trashëgimtarët legjitimë të Perandorisë Osmane, e zhvendosur kjo në Amerikë tashmë.
Ndërsa kryesia e komunitetit greko-amerikan ka një influencë vendimtare në Shqipëri, Vatra ka rënë në kthetrat e Janullatosit.
Vatrës i ka mbetur ora dhe vepron në shërbim të interesave të huaja, edhe pse çorodit shqiptarët me një zhargon kombëtarist.
1. Sokol Paja: EPISKOPI MITROPOLIT I BOSTONIT, AMERIKËS DHE KANADASË ILIA KETRI NË VATËR:
https://www.facebook.com/DielliNewspaper/posts/789140228542680?__tn__=K-R
2. VËLLEZËRIT KATRE DHE SHITJA E DIASPORËS
VËLLEZËRIT KATRE DHE SHITJA E DIASPORËSAtë Foti CiciNë vitin 2006, një vit mbas mbylljes së Kishës Ortodokse…
Slået op af Albanian Orthodox – Shqiptar Ortodoks i Onsdag den 20. juni 2018
3. Prift i ri në kishën shqiptare në Boston:
Prift i ri në kishën e Shën Trinisë në Boston Të dielën e kaluar peshkopi shqiptaro-greko-amerikan i Patrikanës…
Slået op af Albanian Orthodox – Shqiptar Ortodoks i Tirsdag den 6. oktober 2020
Burimi/Facebook /Albanian Orthodox – Shqiptar Ortodoks


Leave a Reply