BIRN ka zbuluar se në vitin 2019 Ministria e Integrimeve Evropiane pagoi 168,000 euro një kompanie me qendër në Paris, që promovoi idenë se “modifikimi i territorit” mund të jetë një zgjidhje në dialogun Kosovë-Serbi.
Në vitin 2019, taksapaguesit e Kosovës kanë krijuar 168,000 euro kompanisë PR me bazë në Paris Majorelle PR & Events përmes Ministrisë së Integrimeve Evropiane.
Sipas dokumenteve të marra nga BIRN, ndër të tjera kompanisë iu ngarkua të formojë mendimin evropian në favor të asaj që përshkruhet si “pozicioni i Kosovës”, që mbështet “modifikimin e territorit”, si një mjet për të arritur një marrëveshje paqeje Kosovë-Serbi.
Kontrata me Majorelle u nënshkrua dhe u negociua në vitin 2018 nga Dhurata Hoxha, Ministre e PDK-së për Integrime Evropiane në qeverinë e koalicionit PAN të udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Kjo kontratë u zgjat më pas në Mars 2019.
Një nga disa rezultate të prekshme të marra në këmbim të 168,000 eurove ishte një raport i paqartë pesë-faqesh në anglisht të thyer që kompania i drejtohej Qendrim Gashi, Ambasadori i Kosovës në Francë, i cili është i datës 20 shtator 2019.
Raporti thotë se: “Rihapja e diskutimeve për paqen është përqendruar shpejt në modifikimin e kufirit territorial dhe ka hedhur në tryezë debatin / tabunë për rishqyrtimin e mundshëm të hartës së Ballkanit…”
Burimi/fjala.info


Leave a Reply