Aktivistja Ira Kurti, e cila u dhunua u dhunua sot gjatë protestës në “Sheshin Skënderbej” është shprehur se nuk ka marrë as trajtimin e duhur në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Me anë të një videoje të shpërndarë në Facebook, gati me lot në sy, Kurti thotë se doktorët nuk i fashuan dot dorën e dëmtuar për shkak të mungesës së mjeteve të duhura.
Po ashtu, aktivistja tregon se ka shumë dhimbje koke ndërsa shton se shpreson që të mos jetë ndonjë hemorragji.
Aktivistja ishte një ndër të shoqëruarit nga protesta që u mbajt sot në qendër të Tiranës. Por pas lëndimeve fizike ajo u dërgua në spital.
Ira Kurti shprehet në video-mesazhin e saj:
”Të dashur miq, shokë ,familjarë dhe bashkatdhetar. Ju faleminderit shumë për mesazhet. Sapo kam dalë nga Spitali Ushtarak ku më bënë vizitën, po s’më kanë matur as temperaturën, kam një djegie të brendshme, ishalla nuk është hemorragji. Kam një dhimbje koke shumë të madhe.
Doktorët atje nuk kishin të gjitha mjetet për të më fashuar dorën e dëmtuar dhe më dhanë receta, pomada. Ishalla me kaq. Këtu mbaroi. Ju faleminderit shumë. Kam një shoqe që më ka ndihmuar t’u kthej përgjigje se mua nuk më shohin as sytë nga dhimbja e kokës. Mos u shqetësoni, faleminderit.
Burimi/abcnews.al/
Leave a Reply