Dje rreth ores 12.35 te dates 23.04.2020 Deputeti Tiranes Z.Kostaq Papa qe eshte njekohesisht dhe Perfaqesuesi Politik i Emigracionit Shqiptar, gjate oreve qe vazhdonte seanca parlamentare, pati nje bisede me ze e figure permes internetit me Keshilltarin e Komunes Medvegje Z.Muharrem Salihu njekohesisht dhe Themelues i AFEDS.
Biseda me Keshilltarine e Komunes Z.M.Salihu vinte pas bisedes qe ky i fundit dhe keshilltaret e tjere shqiptare te Medvegjes paten me Kryeministrin ne detyre te Republikes se Kosoves Z. Albin Kurti i cili vendosi te jap per 3 Komunat Shqiptare nen Serbi rreth 500.000 Euro per te ndihmuar Shqiptaret Autoktone ne situaten e veshtire te Pandemise se Kovid 19.
Biseda e Deputetit Z. Kostaq Papa me Keshilltarin dhe Bisnesmenin Z.Muharrem Salihu u perqendrua ne situaten reale ne terren per gjendjen nga Koronavirusi.
Pergjigjia nga Asamblisti ishte se gjendja e koronavirusit eshte stabile, biles per shkak te pandemise ka dhe nje vonese te Pasivizimit te adresave e gjithe proceseve ndaj shqiptareve.
Shpjegojme se Pasivizimi eshte forme bashkokohore e genocidit Serb mbi Shqiptaret para syve te BE dhe instancave te tjera.
Z. Salihu tha se eshte ne komunikim me keshilltaret e tjere shqiptare te Medvegjes dhe Komunave e vendbanimeve te tjera me Shqiptare nen Serbi, per situaten.
Komunikimin me Kryeministrin e Republikes se Kosoves Z. Albin Kurti e quajti nje levizje pozitive e kombetare.
Biseda e Deputetit Z. K.Papa me Z.M.Salihu eshte nje prej bisedave te shumta mes tyre ne kontaktin e perhershem e te vazhdueshem qe kane sidomos pas shpalljes nga Deputeti te Platformes: Medvegja nuk eshte kurre vetem!
Platforme kjo qe Asamblistit Z. M. Salihu i dha shtysen ta quaj Deputetin Z. Kostaq Papa si Zedhenesin e tyre ne keto rrethana te veshtira kombetare.
Biseda paraqiti interesimin e Deputetit per cdo aspekt te jetes e situates ne krejt Kosoven Lindore.
Nderkohe qe pritet Interpelanca Urgjente me Ministrin per Europen dhe Politiken e Jashtme kerkuar nga Deputeti Z. Kostaq Papa per situaten ne Trojet Etnike e vecanerisht per situaten ne Medvegje por qe eshte vonuar per arsye te pandemise!
Interpelanca eshte nje sinkronizim i perpjekjeve te Perfaqesuesve te Medvegjes dhe Deputetit per te ndikuar ne mbrojtje te Shqiptareve autoktone ne Komunat Shqiptare nen Serbi!
Urojme qe popullsia Shqiptare ne Kosoven Lindore mos te ket pasoja nda virusi dhe te frenohet dhe virusi i Pasivizimit!
Mbeten me mesazhin qe per cdo situate te njoftohen ne cdo ore te dites e te nates!
Drejtoria e Informacionit e PESH
Qendra Kombetare e Kordinimit
Zyra e Deputetit Kostaq Papa
Burimi/Facebook


Leave a Reply