Media shtetërore siriane e quajti aktin një “sulm terrorist” i cili goditi një zonë të populluar pranë lagjes al Mazraa
Zeri i Amerikes
Media shtetërore siriane thotë se të paktën 53 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 200 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një makine bombë pranë ndërtesës së partisë Baath në qendër të Damaskut.
Një grup i të drejtave të njeriut në Londër, tha se shumica e të vdekurve të ditës së sotme ishin civilë, dhe se disa forca të sigurisë ishin mes të vrarëve.
Media shtetërore e quajti shpërthimin një ‘sulm terrorist” i cili goditi një zonë të populluar pranë lagjes al Mazraa. Pamjet e shfaqura në televizion tregonin trupat e përgjakur nëpër rrugë mbas shpërthimit.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply