BBC ka shkruar për një ngjarje të rëndë të ndodhur në Britani, ku protagonistë janë një çift shqiptar. Fatos Xheta pak kohë më parë theri me thikë gruan e tij Safie Xhetën, ndërsa tashmë, ai ka dalë para gjykatës për t’u përgjigjur për krimin që ka kryer. Fatos Xheta akuzohet se më datë 17 qershor në Oksford ka vrarë me thikë bashkëshorten Safie Xheta 35 vjeçe.
Një nga shoqet e Safie Xhetës, tha përpara gjykatës, se para se Fatosi ta vriste me thikë gruan, e kishte dhunuar atë sistematikisht për disa muaj rresht. Ai i kishte nxirë syrin dhe i kishte thyer telefonin.
Dorela Rehova tha para gjyqit britanik se e kishte takuar Safien disa ditë para vrasjes dhe kishte vënë re se ajo ishte shumë e mërzitur. Rehova, e cila punon si një punonjëse e thjeshtë në shtetin britanik deklaroi se Safia i kishte thënë se e kishte rrahur Fatosi, pasi i kishte gjetur në telefon disa mesazhe nga Italia. “Ai më dhunoi, më nxiu syrin, pasi më gjeti mesazhe në telefon, të cilat vinin nga Italia”.
Rehova deklaroi po ashtu se ishte mërzitur se burri nuk e lejonte të kishte miq. “Përse nuk më lejon të kem miq? Tashmë unë nuk kam as telefon, sepse ai ma shkatërroi atë”.
Media britanike merr vesh se çifti ishin martuar në Shqipëri, ndërsa më tej janë transferuar në Itali. Të hënën, prokurori i çështjes Charles Uard-Jackson u shpreh se gruaja kishte një shenjë therje të tmerrshme në qafë.
Ai u shpreh se Xheta ishte bërë një kontrollues i rreptë i zonjës Xheta, duke besuar se ajo e tradhtonte. Vetë i dyshuari Fatos Xheta hodhi poshtë pretendimet, duke thënë se nuk është autor i vrasjes.
Burimi/Gazeta SHQIP
Leave a Reply