Me organizimin e Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë në Zvicër, në Cyrih, Bernë dhe Gjenevë u promovuan librat Profesor Dr. Jusuf Osmani: “Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999″ dhe “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999″.
Në tri qytete më të mëdha të Zvicrës: Cyrih, Benë e Gjenevë në fund të javës së kaluar u bë promovimi dy librave të autorit Jusuf Osmani, të botuar nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës. I ftuar nga Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër, Profesor Dr.Jusuf Osmani promovoi dy vepra që janë kryekëput të mbushura me faktet e krimeve serbe në Kosovë gjatë luftës 1998-1999. Fillimisht, autori shpalosi fotografi të dëbimeve masive të shqiptarëve që nga shekulli 19-të dhe në fillimit të shekullit 20-të. Pastaj, foli edhe për kolonizimin e Kosovës nga kolonët serbë pas 1945-ës. Vazhdoi me shpjegimin për vrasjet, masakrat, dhunimet dhe dëbimet e popullatës shqiptare nga vendi i tyre autokton në vitet 1998-1999.
Autori, përveç shumë fotografive (që flisnin vetë), solli edhe shifrat e sakta të dhunës së ushtruar mbi popullin tonë nga dora barbare serbe. Janë së pari të ekzekutuarit (burra, gra e fëmijë me numra të saktë), femra të dhunuara seksualisht, të helmuar, fëmijë të rrëmbyer e të sakatuar, rrënime të objekteve gjithfarë (të banimit, objekteve ekonomike , arsimore, kulturore, fetare etj). Që të dy veprat e: Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999″, dhe “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999″, të autorit Osmani ofrojnë fakte rrëqethëse për krimet serbe në Kosovë , sidomos për ato në vitet e fundit të luftës në Kosovë. Veçmas shqetësuese janë vrasjet e fëmijëve, me pjesëmarrje në numrin e viktimave të luftës me 11% , si dhe dhunimet me 20.400 femra që janë të dhunuara. Autori shpjegoi se deri më tash ka arritur të regjistrojë 11.840 viktima shqiptare, prej të cilave 1379 janë femra dhe 1392 fëmijë. Nga ky numër 293 viktima janë nën moshën deri 5 vjeçare.
Promovimi në Cyrih u bë më datën 8 shkurt 2012, ne lokalet e bibliotekës “Pestalozi”, që e udhëhiqet nga shqiptarja Suela Jorgaqi. Të pranishmëve iu dëshiroi mirëseardhje dr. Sali Sefa, konsull i Republikës së Kosovës. Për librin folën krijuesi Muharrem Blakaj, dhe nismëtarja e këtyre promovimeve, aktivistja humanitare, Behide Hasanaj.
Në Bernë të Zvicrës, më datën 9 shkurt 2013, në ora 15, në lokalet e Ambasadës së Kosovës u bë promovimi i dy librave të theksuara. Në këtë promovim morën pjesë një numër i konsideruar i pjesëmarrësve. Për përmbajtjen e librave foli Besnik Camaj, kryetar i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë në Zvicër dhe autori i librit. Më pastaj autorit nga të pranishmit iu bënë pyetje të shumta. Autori i librit ia dorëzoi Ambasadës një numër të konsideruar të librave për krimet serbe në Kosovë 1998-1999, sidomos të ato në gjuhën angleze, me qëllim që to t’ua shpërndan ambasadave të shteteve të tjera në Zvicër.
Po të njëjtën ditë, më 9 shkurt 2013, në ora 19,30 në lokalet e Konsullatës së Kosovës në Gjenevë u bë promovimi i librave për krimet serbe në Kosovë. Për rëndësinë e organizimit të promovimit të këtyre librave foli konsulli i Republikës së Kosovës në Gjenevë, z. Benjamin Nikoliqi, ndërsa për librat foto kryetari i SHKSH në Zvicër, z. Besnik Camaj. Nga Franca në këtë promovim kishte ardhur politikania dhe veprimtarja Marie-Christine Egger – Velluz. Ajo e përshëndeti organizimin e këtij promovimi dhe atë e ndërlidhi me vrasjet që janë bërë para shumë kohësh në luftën e gjatë franko-gjermane dhe vazhdimin e hulumtimeve edhe në ditët e sotme.
Autori dr. Jusuf Osmani, të gjitha prezantimet i bërë në formën kompjuterike, me pover point, duke prezantuar fotografi, dokumente, tabela e tjerë për krimet e bëra. (tung/INA)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply