Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Riçard Hovit deklaroi sot se vendi gjendet në një periudhë kritike.
Ai ka theksuar rëndësinë e pranisë së tij në Shkup, siç tha në një moment të ndjeshëm për Maqedoninë. Hovit do të zhvillojë takime me të gjitha partitë politike për të dëgjuar vlerësimet dhe opsionet e tyre për kapërcimin e krizës politike.
“Unë të gjitha partitë i shoh njëlloj, jo nga aspekti se a është ndonjëra nga to në pozitë apo opozitë. Fillimisht dua ti takojë ato, ndërsa më pas të luaj rolin tim si raportues i Bashkimit Evropian dhe t`ia përcjellë pasojat që mund të përjetojë procesi i paraqasjes në BE”, theksoi Hovit.
Ai theksoi se vendi gjendet në një situatë të komplikuar dhe se deri të premten ai do të tentojë të gjejë zgjidhje. Përveç, raportuesit të PE-së, Riçard Hovit, në Shkup ka qëndruar edhe drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për zgjerim të BE-së. (INA)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply