Pas anulimit të dhënies me qera për 600 euro në muaj sot është shpërndarë njoftimi se Agjencia e Zonave të Mbrojtura ka shpallur tender për hartimin e një plani menaxhimi për gjithë zonën e “Syrit të Kaltër”.
Fondi limit për hartimin e planit është 5.8 milionë lekë dhe ofertat mund të dorëzohen deri me datën 12 nëntor 2019, ora 12.
Nisur nga fluksi i lartë turistik dhe interesi i madh për këtë monument është i nevojshëm investimi për mirëmbajtjen e saj, vendosjen e postbllokut elektronik dhe sistemimin e parkimeve.
Mungon infrastruktura në shërbim të turistëve përfshirë këtu tualete dhe kosha për mbetjet si më të rëndësishme.
Numri i vizitorëve nuk ka qenë i vogël: Për periudhën Janar–Dhjetor ai ka arritur 84.616 persona dhe në 28.905 numri i mjeteve, që paguajnë të gjithë biletë hyrjeje.
j.l./ dita


Leave a Reply