Pas atentatit në Durrës kanë ardhur edhe reagimet e para politike nga opozita.
“Atentat mafioz qeveritar i paralajmeruar! Miq, sot pasdite ne Durres u krye ndaj prokurorit Arjan Ndoja nje atentat shteteror mafioz i paralajmeruar. Ai ndodhet ne urgjencen e spitalit te Durresit ne gjendje serioze per jeten” shkruan Sali Berisha, ndërsa ka publikuar videon e kryeministrit Rama teksa e denoncon nga foltorja e Kuvendit prokurorin si të lidhur me bandat.
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar gjithashtu:
“Edi Rama 3 jave me pare deklaroi dhe kercenoi publikisht prokurorin Arjan Ndoja se nuk do ti shpetonte ndeshkimit. Ja se cfare tha Edi Rama ne 7 tetor 2019: “Javën e kaluara një rast flagrant i shkeljes së ligji, por jo vetëm i shkeljes së ligjit por të transformimit të një figure të sistemit të drejtësisë në përfaqësues të interesave të krimit, që sigurisht nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit,” deklaroi Rama Sot Arjan Ndoja u qellua me plumb. Edi Rama foli, fala u mbajt,ndeshkimi u krye…..me plumb bile”, shprehet Vasili.
j.l./ dita


Leave a Reply