Ramush Haradinaj nuk do të shkoj si komandantë e tjerë në Hagë, ai do të shkojë në Speciale si kryeminstër në detyrë, shkruan Gazeta Metro.
Haradinaj para qytetarëve u drejtua duke thënë se në Hagë do të shkojē si Ramush dhe jo si kryeministër i Kosovës, por duket se kjo tani nuk po qëndron.
“Nderi i Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përball shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar”, tha ai ditën qē dha dorëheqje, shkruan Gazeta Metro.
Por, në fakt Haradinaj do të shkojë në Hagë si kryeministër e jo si individ. Dhe këtë e konfirmon ai vetë në letrën zyrtare të dorëheqjes. Në këtë letër ai konfirmon se do të jetë kryeministër i Kosovës deri në zgjedhjen e një qeverie të re.
“Konfirmoj se deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të kryej detyrën time Kushtetuese si Kryeministër dhe Qeveri në dorëheqje”, shkruan Haradinaj. Sipas raportimeve, ai do të shkojë në Hagë gjatë kësaj jave dhe edhe sipas letrës së tij, po shkon si kryeministër i vendit. Zgjedhjet, që po kërkohen nga të gjitha partitë politike në vend, me gjasë do të mbahen nga mesi i shtatorit apo tetorit./gazetametro.net



Leave a Reply