Një aksident trafiku u ka shkaktuar lëndime të rënda dy vëllezërve shqiptarë, të cilët po udhëtonin nga Zvicra për në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.
Ata janë aksidentuar në Kroaci. Mësohet se nga aksidenti dy vëllezërit M. Sh dhe M. Sh kanë pësuar lëndime shumë të rënda, ndërsa të dy janë dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë raporton Albinfo.ch
Deri më tani nuk është dhënë asnjë informacion në lidhje me rastin.
Madje as mediat kroate nuk kanë raportuar lidhur me këtë aksident./gazetametro.net


Leave a Reply