Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, nëpërmjet një postimi në Facebook ka dhënë lajmin e hidhur se major Klodian Tanushi ka ndërruar jetë pak minuta më parë.
“Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën.
Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim. Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!” shkruan ministrja.-

La jetimë tre fëmijë, kush është majori shqiptar që humbi jetën në Letoni
Ditën e sotme u përcoll për në banesën e fundit nëntetarja Zarife Hasanaj dhe si për ironi të fatit, po në këtë ditë zie kombëtare humbi jetën edhe ushtaraku i dytë shqiptar në Letoni.
Major Klodian Tanushi ka ndërruar jetë në një spital të Letoni pas plagëve të rënda të marra pas shpërthimit të minës.
Ai ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve, ku më i vogli prej tyre 1 vjeç e gjysmë.
Kush ishte major Tanushi?
Major Klodian Nikolla TANUSHI lindur në Dibër më 31.10.1980, fëmija i pare i familjes Tanushi. I martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.
Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej.
Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv”
Ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Aëareness Instructor Course”.
Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”.
Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si : Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.
Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.
Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forcës, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.
Vdekja e ushtarakut në Letoni, Elvis Naçi i ofron ndihmë familjes

Lajmi për vdekjen në Letoni të majorit Klodian Tanushi erdhi teksa në ekranin e News24 transmetohej emisioni “Shqiptarët për shqiptarët”.
Major Klodian Tanushi ishte bashkë me nëntetaren Zarife Hasanaj në bazën Adazi të Letonisë, kur një minë shpërtheu duke i marrë jetën në vend 32 vjeçares.
Klodiani i plagosur rëndë u shtrua në spital në Letoni, por nuk mundi të mbijetojë.
Në studion e “Shqiptarëve…” Elvis Naçi tha se me zemër dhe shpirt i gjendet afër familjes së majorit dhe veçanërisht tre fëmijëve të tij të mitur ku vajza më e vogël është 1 vjeç.
Elvisi shprehu dhimbjen dhe ngushëllimet për familjen duke u lutur për shpirtrat e tyre
“ Do donim mos ta dëgjonim këtë lajm, është një lajm shumë i rëndë, janë dëshmorë të Atdheut, nga Zoti vijimë tek ai kthehemi. Nëse familjarët e major Tanushit do kishin ndonjë hall, ne do jemi në rradhë të parë pëe t’i ndihmuar, ata janë fëmijët e Dëshmorit të Ardheut” tha Elvisi në studio
Klodiani i plagosur rëndë u shtrua në spital në Letoni, por nuk mundi të mbijetojë.
Elvis shprehu dhimbjen dhe ngushëllimet për familjen duke u lutur për shpirtrat e tyre
Ai tha se nëse familjet e ushtarakëve të vrarë janë në nevojë, ne do të jemi në rreshtin e parë për t’i ndihmuar.
Burimi/Gazeta Shqip


Leave a Reply